Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Nishani: Raporti i ODIHR-it konfirmoi se Shqipëria është nën regjim

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Rikthyen aktet e torturës”, ish-presidenti reagon pas dhunës ndaj Sait Dollapit

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka reaguar lidhur me gjetjet e OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit. Nishani shkruan se raporti i ODIHR është panorama e qartë e një Shqipërie nën një regjim.

Nishani shkruan në një postim në Facebook se në raportin e OSBE, prezantohet imazhi i shembjes të të gjithë elementëve të shtetit dhe sistemit tonë politik.

Statusi

Raporti më i fundit i OSBE/ODIHR mbi 30 Qershorin në Shqipëri nuk solli në fakt asgjë të re për opinionin publik në vend, përveçse ripërsëriti dhe rikonfirmoi atë që aktorë të tjerë ndërkombëtar e veçanërisht media serioze dhe e pavarur ndërkombëtare kishte demonstruar disa herë me prova e fakte dramatike.
Atë të Shqipërisë nën një regjim ! Kjo ishte dhe panorama e shpalosur edhe në raportin e OSBE adresuar kjo në këtë rast nga këndvështrimi mbi një dimension të sajin, atë të proçeseve elektorale si mekanizma ku starton klima dhe arkitektura e jetësimit të politikave qeverisëse e funksionuese të shtetit e shoqërisë.
Nëse do të ndërtonim një identikit të shprehur mbi një grafit bardh e zi të regjimit duke përdorur si gdhendës, karbonin që përmban raporti i OSBE mbi farsën elektorale të 30 Qershorit, do të shihnim thjesht e qartë rrënojën katastrofale të shtetit tonë, të shembur mbi dhé.
THEMELI, KOLONA, ÇATIA, janë elementët fondamental të ekzistencës, mbi të cilën
mundësohet qëndrimi dhe funksionimi i çdo arkitekture dhe ngrehine funksionale.
Në raportin e OSBE prezantohet qartazi (megjithëse dhimbshëm për ne) imazhi i shembjes të të gjithë këtyre elementëve të shtetit dhe sistemit tonë politik.
Në një proçes elektoral, themeli prej nga ku ngrihet gjithshka më pas është LIGJISHMERIA !
Ligjishmëria e një proçesi elektoral, vendoset, përfaqësohet, jetësohet vetëm dhe vetëm nga Dekreti i Presidenti të Republikës !
Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë !
OSBE tregoi se proçesi i 30 qershorit nuk kishte Ligjishmëri që të ndodhte.
Më pas mbi këtë themel ngrihet KOLONA e ngrehinës së Proçesit.
Standardi i Ligjishmërisë, përbën këtë KOLONE !
Por, asgjesimi i pluralitetit të mundësisë së zgjedhjes dhe paraqitja në shumicën dërrmuese të njësive zgjedhor të fletëve të votimit vetëm me një emër ishte jo vetëm rilindja e modelit monist por dhe nisja e rrëzimit të kësaj kolone që u eksplodua tërësisht nga vendimin banditesk i moslejimit të pjesëmarrjes së komisionerëve të opozitës në komisionet zgjedhore për të kontrolluar procesin.
Raporti i OSBE konfirmoi këtë akt prej talibanësh, i cili rrëzoi edhe KOLONEN e ngrehinës.
Mbi Kolonën e ngrehinës qëndrojnë TRARET, si ndërlidhës dhe lehtësues të saj me vetë çatinë.
Në një ngrehinë politike, ato janë mekanizmi për zbatimin e ligjit dhe rregullave të barabarta për të gjithë në proçes.
KQZ përfaqëson këtë mekanizëm, i cili u kthye në brerësin e helmatisur nga ideologjia partiake, ndaj gjithshkaje kishte mbi supe, duke e lënë kështu ngrehinën fasadë, të ngrihej mbi trarë të kalbur !
Këtë na e thotë qartë Raporti i OSBE.
Mbrojtja e Ligjit nga abuzimi dhe Korrektimi i Shkeljeve, përbën në rastin e një proçesi elektoral, ÇATINE që i vihet mbi krye gjithë ngrehinës.
Këto duhet të ishin pikërisht roli dhe detyra e Kolegjit Zgjedhor.
Kolegji Zgjedhor e mohoi ekzistencën e mekanizmit gjyqësor mbështetur mbi ligj, përmes akteve në kundërshtim të hapur edhe me vetë praktikën gjyqësore të interpretuar nga Gjykata Kushtetuese në rastin e paraqitur në 2017, e cila ngarkon vetëm Gjykatën Administrative, për shqyrtimin e lëndës ku Kolegji “përleu” vehten burracakërisht, siç ja thotë Raporti i OSBE.
Raporti ka lënë pa treguar veç aktin e fundit, në fakt atë që nuk ka ndodhur ende.
Dënimin e rregjimit, që është e drejta ekskluzive e shqiptarëve, në vijim !
Por që ky verdikt i shqiptarëve të jetë sa më i drejtë e i plotë, nuk do të mjaftonte vetëm grafiti me karbonin e Raportit të OSBE.
Ky identikit do të duhej të bëhej me tërë kolorin që ka.
Krimin e organizuar si partner bashkëjetues, hajdutërinë përmes dhunimit të më të pamundurve, injorancën proverbiale ku profili i qytetarisë dhe mënçurisë u zëvendësua si “fashion” nga “të fortët e barit”, etj., etj.
Për të dizenjuar këtë identikit me tërë koloritin e vetë, do të duhej një kanavacë sa i gjithë sheshi Skënderbej (ashtu siç është i deformuar sot), ku do të rezultonte të shfaqej një monstër e përçudnuar, ku bojrat e kolori kacafyten me njëri-tjetrin, mu ashtu siç e ka kontraktuar një shoqëri të tërë ky rregjim që tashmë na e tregoi edhe Raporti i OSBE !

Tags: bujar nishaniOSBE ODIHRregjim

TË LIDHURA

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi
Politikë

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi

19:37 | 28/01/2026
Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen
Aktualitet

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

19:19 | 28/01/2026
OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal
Politikë

OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal

17:38 | 28/01/2026
Next Post
“Dance with Me 6″/Pas Robertit largohet edhe Kledi Kadiu. Ja kush e zëvendëson

"Dance with Me 6"/Pas Robertit largohet edhe Kledi Kadiu. Ja kush e zëvendëson

Ernesto Che Guevara, hero apo një kriminel gjakftohtë?

Ernesto Che Guevara, hero apo një kriminel gjakftohtë?

“Nuk e kapën në kampin e Jalës”, LSI zbulon çfarë fshihet pas arrestimit të ish-drejtorit në Gjirokastër

LSI paralajmëron protesta masive si kurrë më parë, tregon çfarë pritet të ndodhë me Ramën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi
Politikë

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi

by mirseda
19:37 | 28/01/2026
0

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i shoqëruar nga një delegacion i ILD-së, zhvilloi një vizitë...

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

19:19 | 28/01/2026
Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

18:54 | 28/01/2026
Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

18:32 | 28/01/2026
Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi

Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi

18:03 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com