Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Na erdhi nga lart në 4 të mëngjesit”/ Familjes nga Librazhdi i “mbin” bunkeri në oborr

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Na erdhi nga lart në 4 të mëngjesit”/ Familjes nga Librazhdi i “mbin” bunkeri në oborr

“I mbin” bunkeri në oborr, pritet ndërhyrja e Ministrisë së Mbrojtjes

Eduard Hoxha jeton në fshatin Spathar, 2 km larg Librazhdit. Në mars të 2017-ës, si pasojë e reshjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, bunkeri që ndodhej në kodër shkëputet dhe bie në oborrin e shtëpisë së familjes Hoxha. Prej 2 vitesh asnjë institucion nuk ka ndërhyrë.

Eduard Hoxha: Siç e shikoni bunkerin këtu, na ka ardhur nga lart, ka rënë poshtë në orën 4 të mëngjesit. Fatmirësisht kemi qenë në gjumë. Jemi trembur jashtë mase. U bëmë 2 vjet dhe nuk ka vënë njeri dorë. Jemi interesuar, tek njësia administrative dhe na kanë thënë shkoni në bashki. Kemi vajtur në Bashki, na kanë thënë se s’kemi mundësi, nuk kemi me ça ta heqim.

Gazetarja: O Edi po pse nuk e heq vetë ti këtë?

Eduard Hoxha: Nuk e heq dot, ça jam unë Herkul ta heq atë?

Gazetarja: Nuk ke ndonjë matrapik, merr edhe skrapin me atë rast?

Eduard Hoxha: Po ça ka ai, 200 mijë lekë hekur ka.

Gazetarja: I paske bërë llogaritë. E ke mbledh mendjen që o bashkia, o ky ngel këtu?

Eduard Hoxha: Po. Unë vetë nuk mundem. Po të binte bunkeri këtu në rrugë do bllokonte rrugën dhe bashkia do bllokonte 100 familje, ça do bënte bashkia, a do ta hiqte?

Gazetarja: Epo ka rënë tek oborri yt.

Eduard Hoxha: Po njësoj, si aty si këtu.

Me shaka, gazetarja e “Stop” i sugjeroi Edit ta kthente bunkerin në muze, ose në pishinë, por asnjëra prej alternativave nuk i pëlqeu atij.

Eduard Hoxha: I lutem bashkisë të ma heqë sa më shpejt, sepse kur dal në ballkon më duket sikur ka shpërthyer lufta. Ju lutem, po patët mundësi ma hiqni sa më shpejt.

Qytetari i është drejtuar Komunës Qendër dhe ajo e ka drejtuar drejt Bashkisë Librazhd, por asgjë nuk është bërë.

Të dy institucionet thonë se e vetmja, që mund të zgjidhë këtë problem është Ministria e Mbrojtjes, pasi vetëm ky institucion ka mjete të tillë.

Gazetarja- Në fshatin Spathar, tek zona ku banon familja Hoxha, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut ka rënë një bunker.

Administratori Gazmir Bahiti- Po, po!

Gazetarja- Rreth orës 4 të mëngjesit, familjes Hoxha i ka rënë para oborrit.

Administratori Gazmir Bahiti- Fatmirësisht, kanë shpëtu! Nuk kanë pasur problem nga familja.

Gazetarja– Nuk kanë pasur problem! Nga 2017-ta  deri më sot, bunkeri është ende aty. Qytetari ka ardhur, është interesuar…

Administratori Gazmir Bahiti- Po, ka ardhur këtu dhe e kam përcjellë tek Bashkia. Në moment, që do të vijnë mjetet lart për të pastru rrugën, do të heqin edhe bunkerin.

Gazetarja- Ju ia keni përcjellë si shqetësim (Bashkisë)?

Administratori Gazmir Bahiti- Po, po!

Gazetarja- Domethënë, Bashkia është në dijeni? Se ideja është, që qytetari e ka brenda në oborr. Po, nëqoftëse bunkeri do të binte në mes të rrugës, juve do të ishit të detyruar, që ta hiqnit?

Administratori Gazmir Bahiti- Po, normale!

Gazetarja- Do të kishit marrë direkt masa, se do bllokohej i gjithë fshati.

Administratori Gazmir Bahiti- Nuk kam as mjete në ngarkim. Janë drejtori më vete ato të mjeteve, që kanë fadroma e kamionë. I kam thënë, shko në filan vend, bëj një kërkesë, të vijnë ta heqin!

Gazetarja- E kuptoj! Ka 5 muaj, që e ka bërë kërkesën dhe prapë nuk i kanë ardhur!

Administratori Gazmir Bahiti- S’e di!

Duke qenë se familja Hoxha para 5 muajsh i ka nisur shkresë bashkisë, Gazetarja e “Stop” iu drejtua  bashkisë së Llibrazhdit për të pyetur se çfarë ka bërë me këtë rast.

Kastriot Gurra, Kryetar i Bashkisë Librazhd: Shqetësimi i qytetarit është i drejtë, ashtu siç do doja t’ju falenderoja që i jeni përgjigjur shqetësimit të tij. Ky është një problem, i cili nuk është i paditur për Bashkinë Librazhd. Qytetari është ankuar pranë njësisë administrative qendër dhe Bashkisë Librazhd. Bunkeri është një objekt, shumë specifik, që ne pavarësisht se kemi dërguar atje punonjësit tanë të emergjencave civile, është e pamundur që bashkia Librazhd me burimet e saj njerëzore, por edhe me mjetet që disponon, të bëjë të mundur lëvizjen, apo demolimin e këtij objekti. Ne kemi kërkuar mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila me forcat xheniere është i vetmi institucion, i cili mund të bëjë të mundur copëtimin, apo demolimin e atij objekti, sepse në rast se ne do të ndërhyjmë me këto mjete që kemi, mund të ndodhemi para rasteve dhe fatkeqësive të tjera, sepse ai mund të lëvizë nga ai pozicion që është dhe mund të bëjë rrezik për familjet poshtë tij./tvklan

Tags: bunkerEduard Hoxhafshatin Spatharlibrazhd

TË LIDHURA

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët
Aktualitet

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025
“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova
Aktualitet

“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

18:47 | 24/06/2025
Next Post
Ceremonia e 15-vjetorit të LSI-së, merr pjesë edhe Gramoz Ruçi

Ceremonia e 15-vjetorit të LSI-së, merr pjesë edhe Gramoz Ruçi

Armand Shkullaku: Rama ka ngrënë shumë peshq tek lokali i Mihalit

Armand Shkullaku: Rama ka ngrënë shumë peshq tek lokali i Mihalit

Sahit Dollapi: PD është gati për zgjedhje të parakohshme

Sahit Dollapi: PD është gati për zgjedhje të parakohshme

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt
Sport

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

by mirseda
22:30 | 24/06/2025
0

Neymar është në prag të nënshkrimit të rinovimit të kontratës me Santos. Sipas TyC Sports, marrëveshja aktuale...

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025
I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova kur…

I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova kur…

21:49 | 24/06/2025
Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

21:11 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com