Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Qeveria pranon se ka shtyrë privatisht kontratën e koncesionit të Kolaudimit

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria pranon se ka shtyrë privatisht kontratën e koncesionit të Kolaudimit

Pas muajsh të tërë heshtjeje dhe në përfundim të atyre që duket se kanë qenë bisedime sekrete, Ministria e Infrastrukturës pranoi të mërkurën se ka vendosur të shtyjë afatin e kontratës kontroverse të koncesionit të kontrollit të detyrueshëm teknik të automjeteve, një koncesion që i kushton shqiptarëve miliona euro në vit.

Shtyrja e kontratës pritet t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë disa milionë euro fitime të munguara për periudhën nga shtatori 2019 deri në dhjetor 2020, fitime që do t’i kishin kaluar buxhetit të shtetit në rast se qeveria do të merrte asetet e koncesionit pas, siç është parashikuar në kontratën fillestare.

“Bazuar në legjislacionin në fuqi, parashikimet e Kontratës bazë të Koncensionit si dhe kërkesën e shoqërisë “SGS Automotive Albania”, përfaqësuesit e MIE kanë zhvilluar disa takime negociuese me përfaqësuesit e kompanisë koncensionare, në lidhje me shtyrjen e afatit të kontratës,” thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar në disa media, por të papublikuar në faqen zyrtare të internetit të ministrisë.

Sipas njoftimit, kontrata është shtyrë deri në vitin 2020 ndërsa ministria nuk jep shpjegime se për çfarë arsyeje është vendosur shtyrja e kontratës dhe jo kthimi i koncesionit nën pronësinë publike.

Njoftimi vjen një ditë pasi kontrata fillestare dhjetëvjeçare e nënshkruar nga qeveria paraardhëse e qendrës së djathtë, skadoi. Shtyrja e afatit të kësaj kontrave vë në pah gadishmërinë e qeverisë për të negociuar në mënyrë private dhe pa kurrfarë transparence publike kontratat koncesionare, të cilat rëndojnë mbi xhepat e qytetarëve.

Koncesioni i kontrollit teknik të automjeteve u dha në vitin 2009 me afat dhjetëvjeçar.

Marrëveshja e koncesionit parashikon detyrimin e kompanisë për të investuar 561 milionë lekë (afro 4.3 milionë euro). Në shkëmbim të këtij investimi, qeveria shqiptare i kalonte të drejtën të arkëtonte tarifën e kontrollit vjetor teknik të automjeteve, tarifë e cila deri në atë kohë ishte pjesë e të ardhurave të buxhetit të shtetit.

Të dhënat e bilanceve të kompanisë, të para nga BIRN tregojnë se kompania realizoi përgjatë periudhës nëntëvjeçare nga viti 2009 deri më 2018 të ardhura totale prej 6.3 miliardë lekësh, fitim operativ prej 1.3 miliardë lekësh dhe fitime neto pas taksave prej 842 milionë lekësh.

Përfitimet totale të kompanisë mëmë nga koncesioni mund të jenë më të larta se sa kaq. Për shembull, kompania duket se zgjodhi ta kryejë investimin prej 561 milionë lekësh që kishte detyrim kontraktor pjesërisht duke marrë hua nga kompania mëmë dhe pjesërisht përmes një injektimi kapitali në masën në 190 milionë lekë (afro 1.3 milionë euro) në vitin 2011 me financim nga kompania mëmë. Përgjatë viteve, SGS Automotive Albania sh.p.k pagoi interesa për kredinë që mori nga kompania mëmë.

Gjatë vitit 2018, kompania koncesionare SGS Albania pati 192 milionë lekë fitime neto dhe një kthim në masën 100% mbi kapitalin aksioner të kompanisë, i cili ishte 190 milionë lekë.

SGS është një nga shumë koncesionet kontroverse të nënshkruara nga qeveria e kaluar e Partisë Demokratike dhe ajo e qeverisë aktuale të kryeministrit Edi Rama, koncesione që kanë krijuar më së shumti monopole me kosto prej qindramiliona eurosh në vit në një nga vendet më të varfra në Evropë./BIRN/

Tags: e kolaudimitkoncesionkontrataQeveriashtyhet

TË LIDHURA

U zhduk më 22 tetor/ Gjendet në Trento trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare
Aktualitet

U zhduk më 22 tetor/ Gjendet në Trento trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare

18:21 | 15/01/2026
“E ardhmja shkruhet nga vlerat”/ Spiropali dekorohet në Kiev nga Zelenski
Politikë

“E ardhmja shkruhet nga vlerat”/ Spiropali dekorohet në Kiev nga Zelenski

18:18 | 15/01/2026
Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK: Mbështetje për sundimin e ligjit
Politikë

Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK: Mbështetje për sundimin e ligjit

17:18 | 15/01/2026
Next Post
Zyrtari amerikan i shkoi në zyrë, Kryemadhi: Të zhvillohen sa më parë zgjedhjet!

Zyrtari amerikan i shkoi në zyrë, Kryemadhi: Të zhvillohen sa më parë zgjedhjet!

Zgjati mbi 100 minuta, përfundon takimi Rama-Kostelancik

Zgjati mbi 100 minuta, përfundon takimi Rama-Kostelancik

Rreziqet u marrin jetën emigrantëve dhe azilkërkuesve

Rreziqet u marrin jetën emigrantëve dhe azilkërkuesve







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

U zhduk më 22 tetor/ Gjendet në Trento trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare
Aktualitet

U zhduk më 22 tetor/ Gjendet në Trento trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare

by mirseda
18:21 | 15/01/2026
0

Gjendet pas disa muajsh, trupi i pajetë i një 35-vjeçareje shqiptare me banim në Trento të Italisë....

“E ardhmja shkruhet nga vlerat”/ Spiropali dekorohet në Kiev nga Zelenski

“E ardhmja shkruhet nga vlerat”/ Spiropali dekorohet në Kiev nga Zelenski

18:18 | 15/01/2026
Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK: Mbështetje për sundimin e ligjit

Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK: Mbështetje për sundimin e ligjit

17:18 | 15/01/2026
Cili do të jetë fati i Venezuelës pas Maduros? Trump pret sot lideren e opozitës

Cili do të jetë fati i Venezuelës pas Maduros? Trump pret sot lideren e opozitës

16:59 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com