Gjatë natës është shkrumbuar nga flakët një makinë tip “Audi” në Dhërmi. Mjeti është djegur pas një shpërthimi të fuqishëm, e për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit.
Mësohet se mjeti në fjalë i përket një personi i cili ka një lokal në këtë fshat bregdetar, dhe dyshohet se shkak i kësaj ngjarje ka qenë rrjedhja e gazit.
Kjo ngjarje ka terrorizuar banorët e zonës, pasi shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm.