Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse avokatët turq nuk shkojnë te Erdogani?

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Pse avokatët turq nuk shkojnë te Erdogani?

Gjithnjë e më shpesh shteti ndërhyn në punën e gjykatave. Kjo është arsye e mjaftueshme për shumë shoqata të avokatëve që të bojkotojnë pritjen e këtij viti tek Presidenti i shtetit. Sipas gazetës “Cumhuriyet”, 52 nga 79 shoqatat e avokatëve e kanë bojkotuar pritjen, që zhvillohet çdo vit në hapjen e vitit gjyqësor, pas pushimeve të verës. Dhomat e avokatëve kritikuan që ngjarja do të mbahej në pallatin presidencial, duke minuar kështu ndarjen e pushteteve.

“Në Turqi, është shkatërruar një pjesë e madhe e lirive bazë, mbi të gjitha liria e mendimit”, u bë e ditur në një deklaratë të lexuar para një gjykate në Ankara nga shoqata lokale e avokatëve. Të drejtat e mbetura u paraqitën si “favore”. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i kundërshtoi akuzat dhe i përshkroi ato si “të pabaza”. Bëhet fjalë për “supozime fanatike dhe provokuese”, tha ai. Më tej, ai shtoi: “Ky vend nuk më përket mua, është, siç them gjithmonë, Shtëpia e Popullit. Dhe të gjitha institucionet e këtij shteti kanë të drejtë ta përdorin atë lehtësisht”.

Aeroporti i Stambollit

Shkarkuar ose transferuar

Pretendimet e juristëve turq i konfirmon edhe një avokat i Stambollit, në bisedë me Deutschlandfunk. “Gjykatësit nuk kanë më mundësi të vendosin në mënyrë të pavarur. Shpesh ata i shkarkojnë”. Si shembull ai përmend një objekt prestigjioz të Erdoganit, ndërtimin e aeroportit të ri të Stambollit. Pas padive të para, puna u ndal. Pas kësaj, gjyqtarët i patën shkarkuar ose transferuar. Gjyqtarët e rinj të sapoemëruar i ndryshuan menjëherë vendimet e shkallës së parë dhe punimet për aeroportin vazhduan.

Situata në sistemin gjyqësor turk është përkeqësuar nga një ndryshim në sistemin politik në Turqi. Me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në qershor 2018, Turqia kaloi plotësisht në një sistem presidencial. Në sistemin e ri, Presidenti ka më shumë ndikim edhe te pushteti gjyqësor, përfshirë këtu organin përgjegjës për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Që nga përpjekja për grusht shteti në vitin 2016, u pushuan nga puna me dekret më shumë se 100.000 nëpunës civilë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u arrestuan. /DW

Tags: Avokateerdogangjykatëturq

TË LIDHURA

Vrasja e Larijanit nga Izraeli, Netanyahu: Iranianët kanë mundësinë të rrëzojnë sundimtarët
Bota

Vrasja e Larijanit nga Izraeli, Netanyahu: Iranianët kanë mundësinë të rrëzojnë sundimtarët

15:18 | 17/03/2026
Izraeli për rezolutën: Shqipëria shpall Iranin sponsor terrorizmi
Bota

Izraeli për rezolutën: Shqipëria shpall Iranin sponsor terrorizmi

15:16 | 17/03/2026
Abuzime me rezervat shtetërore, konfirmohet akuza për ish-ministren
Rajoni

Abuzime me rezervat shtetërore, konfirmohet akuza për ish-ministren

15:14 | 17/03/2026
Next Post
Meta kthen në Kuvend ligjin për qeverisjen vendore, ja arsyet

Sot mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

Ambasada e SHBA-së dënon me forcë dhunën në protestën e opozitës

Tjetër mesazh i fortë, SHBA bën njoftimin e rëndësishëm mbi Reformën në Drejtësi

Javë e mbushur me beteja politike/ Çfarë pritet të ndodhë me Britaninë

Javë e mbushur me beteja politike/ Çfarë pritet të ndodhë me Britaninë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Vlora pret sezon turistik rekord/ Operatorët flasin për interes të lartë për Rivierën shqiptare
Aktualitet

Vlora pret sezon turistik rekord/ Operatorët flasin për interes të lartë për Rivierën shqiptare

by mirseda
15:44 | 17/03/2026
0

Pas panairit të madh të turizmit në Berlin, operatorët turistikë të Vlorës shprehen optimistë për sezonin e...

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së. PD: Agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së. PD: Agjendë intensive me liderët europianë

15:35 | 17/03/2026
Përmbyset mjeti bujqësor në Elbasan, humb jetën 63-vjeçari

Përmbyset mjeti bujqësor në Elbasan, humb jetën 63-vjeçari

15:33 | 17/03/2026
Vrasja e Larijanit nga Izraeli, Netanyahu: Iranianët kanë mundësinë të rrëzojnë sundimtarët

Vrasja e Larijanit nga Izraeli, Netanyahu: Iranianët kanë mundësinë të rrëzojnë sundimtarët

15:18 | 17/03/2026
Izraeli për rezolutën: Shqipëria shpall Iranin sponsor terrorizmi

Izraeli për rezolutën: Shqipëria shpall Iranin sponsor terrorizmi

15:16 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com