Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kastriot Islami: Jo hapjes së negociatave me Ramën kryeministër

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kastriot Islami: Jo hapjes së negociatave me Ramën kryeministër

Nga: Kastriot Islami

Shqipëria është e vonuara e madhe e Ballkanit përsa i përket anëtarësimit në BE, ndërkohë që është vendi që ka mbështetjen më të lartë publike për integrimin në BE. Rama prej 9 vjetësh, 3 vjet në opozitë dhe 6 vjet në pushtet vonon procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke rrezikuar, për interesat e pushtetit të tij personal, të ardhmen evropiane të shqiptarëve. Ndër të tjera, Rama konsiderohet prej shumë kancelarive perëndimore jo vetëm si individi më i korruptuar dhe politikani më i pasur në botë (pasuria e tij mendohet se arrin deri në 1,5 miliard dollarë), por edhe si një politikan atipik e i paqëndrueshëm, i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm, që për më tepër është përpjekur të sigurojë pushtetin e tij personal duke ofenduar presidentin amerikan si “turpin e njerzimit” dhe njëkohësisht duke i ngulur thikën pas shpine kancelares gjermane me lojrat e tij makiavelike për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

***

Pasojat për vëndin e shqiptarët nga ky vonim i integrimit në BE janë të shumta dhe të paimagjinueshme, e deri ndoshta fatale në afatgjatë. Më e rënda në aspektin ekonomik e financiar, është se Shqipëri as’ do të mund të marrë ato ndihma që marrin vëndet anëtare të BE apo ato që janë në procesin e negociateve me BE. Shqiptarët jo vetëm do të vonohen edhe për shumë vjet për tu futur në zonën Shengen por edhe mund të rrezikojnë edhelëvizjen e lirë tashmë të fituar, duke u frenuar kështu arsimimi i të rinjve në vëndet e BE, duke u penguar lëvizja e lirë për punësim apo për kurim mjeksor në vëndet e BE. Por më e rënda është se vonesat në këtë fazë mund të kthehen në fatale për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, aq më tepër që Rama e ka orientuar vendin në drejtimin e kundërt të perspektivës evropiane.

****

Ditët e fundit, në Finlandë u zhvillua takimi informal i ministrave të Jashtëm të BE. Mes temave të trajtuara ishte edhe ajo e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Në mesazhet që dolën nga ky takim duket se Maqedonia e Veriut është më afër çeljes së negociatave në tetor, kurse fatkeqësisht, për shkak të kapjes së gjthanshme të shtetit nga qeverisja Rama dhe më konkretisht të lidhura me 1. Korrupsionin e lartë qeveritar dhe skandalet e shumta ku janë implikuar ministra, zyrtarë të lartë, kriminelë e trafikantë të Rilindjes; 2. Me bashkëpunimin e ngushta të Ramës me oligarkët, kriminelët e trafikantët; 3.Me kthimin e Shqipërisë në lavatriçen më të madhe në Evropë për pastrimin e parave të pista; 4. Me pasurimin e paligjshëm e transferimit të milionave euro të Ramës e ministrave të tij në parajsat fiskale; dhe 5. Me mungesën e shtetit ligjor dhe kontrollin politik e personal nga Rama të institucioneve kushtetuese, shanset që Shqipërisë ti happen negociatat me BE janë shumë të vogla.

****

Kancelaritë e kryeqyteteve kryesore të vëndeve të BE, veçanërisht ato të Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës, madje edhe Greqisë janë tashmë në dijeni të bëmave dhe zullumeve të qeverisë së drejtuar nga Rama edhe për sa I përket a) shkatërrimit të demokracisë, pluralizmit dhe të administratës publike, dhe tentativave për rivendosjen e totalitarizmit; b) kontrollit të plotë politik e personal të Ramës mbi median, biznesin e shoqërinë civile; c) manipulimit të zgjedhjeve me synimin për të zotërimit të gjithë pushtetin qendror e vendor; d) përpjekjeve të Ramës për të vonuar reformën e drejtësisë apo vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë; e) marrëdhënieve të tensionuara të Ramës me institucionet kryesor edhe opozitën; f) rrënimit të ekonomisë e të shkatërrimit të biznesit e të financave publike; dhe g) varfërimit ekstrem të qytetarëve dhe nxitjes së tyre për të emigruar masivisht. Ky realitet të shtyn të mendosh se mundësitë e një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave në tetor janë pothuajse zero. Në këto kryeqytete mesa duket po kristalizohet mendimi se “me qeverinë Rama apo ndryshe, pa largimin e Ramës nga drejtimi I qeverisë dhe ndëshkimin e tij e të Rilindjes, Shqipërisë nuk do të mund ti hapen negociatat me BE..”.

****

Kam kërkuar që Gjermania të përcaktohet partnere strategjik edhe vazhdoj të insistoj në këtë qëndrim, por duke kërkuar, ndryshe nga çfarë kanë hedhur në treg mashtruesit e sharlatanët e Rilindjes, që partneriteti i deklaruar unanimisht me SHBA të thellohet, të përforcohet dhe të zgjerohet. Madje edhe partneriteti I përcaktuar, gjithashtu unanimisht, me dy fqinjët europianë e euroatllantikë, Italinë e Greqinë, të ridemensionohen në funksion të anëtarësimit të vëndit në BE. Një nga arsyet kryesore lidhet me nevojën që ka vëndi për të mos humbur kohë në procesin e anëtarësimit në BE. Rama dheRilindja, me bëmat e zullumet e shumta, e kanë dëmtuar rëndë partneritetin strategjik më SHBA, BE e Gjermaninë veçanërisht, dhe Italinë e Greqinë, duke tentuar të orientojnë edhe politikën e jashtme,thjesht për interest e ngushta të pushtetit të tyre në drejtimin antiperëndimor, antieuropian. Këto marrëdhënie të partneritetit strategjik të përcaktuara me unanimitet nga të gjithë partitë politike kryesore shqiptare dhe të mbështetuara masivisht nga shoqëria civile dhe publiku janë tronditur këto 6 vjet të qeverisjes së Rilindjes dhe për shkak të 1) mbështetjesnga Rama të projekteve antikombëtare e antieuropiane për ndryshimin e kufijve me pasoja destabilizimin e rajonit; dhe 2) të deklaratave të papërgjegjshme e antiperëndimore, nacionaliste e antieuropiane, të Ramës duke vënë në dyshim orientimin perëndimor të Shqipërisë dhe politike e jashtme konstruktive e bashkëpunuese në rajon e më gjerë.

 

Tags: beKastriot Islamishqiptaret

TË LIDHURA

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Ndërron jetë ish-zëvendësministri kosovar

Këngëtarja humb jetën në skenë nga shpërthimi i fishekzjarreve

U tha se u mbyt në det, zbardhen shkaqet e vdekjes së pushuesit në Shëngjin

U tha se u mbyt në det, zbardhen shkaqet e vdekjes së pushuesit në Shëngjin

Berisha: Aksident në mesnatë tek “Sheshi Shqiponja”, policët shkojnë me vonesë dhe të dehur

Berisha: Aksident në mesnatë tek “Sheshi Shqiponja”, policët shkojnë me vonesë dhe të dehur







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com