Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Tërmet në politikën shqiptare. Kush do jenë viktimat e radhës të Reformës në Drejtësi?

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tërmet në politikën shqiptare. Kush do jenë viktimat e radhës të Reformës në Drejtësi?

Prej kohësh mazhoranca aktuale po paraqet krijimin e strukturave të reja të drejtësisë shqiptare si produkt ekskluziv të saj, duke paraqitur si rezultat spektakolar ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi. Në fakt, gjithçka që nga financimi, hartimi i ligjeve dhe mbështetja me resurse humane kanë firmën e SHBA dhe BE.

Mund të kujtojmë ligjin paçavure të bërë nga qeveria për Byronë Kombëtare të Hetimit, të cilën e vunë nën dispozicion të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pra i varën ne  qafe mëlçitë ujkut. Këtë ligj e rrëzuan menjëherë amerikanët të cilët nuk e lanë sistemin antikorrupsion në krijimin e një strukture që do të monitorohej nga qeveria, por bënë një qilizëm të thellë në gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Paketa e re përfshiu sistemin e Vettingut me dy struktura, KPK dhe KPA, struktura që kanë spastruar në qelizë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë dhe po spastrojnë Prokurorinë në çdo nivel dhe qark, ndërkohë që tani fillon dhe spastrimi në qelizë i dy strukturave të tjera, Gykatës së Apelit dhe Gjykatave të Faktit. Paralel me këtë po ngrihet struktura e posaçme SPAK e cila ka në brendësi Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale, të cilat në shërbim të tyre do të kenë Byronë Hetimore, e cila do të anashkalojë policinë gjyqësore që varej nga qeveria. Në të njëjtën kohë sistemi i drejtësisë ka tre struktura të reja që janë, KLP përzgjedhëse të prokurorëve dhe KLGJ dhe KED përzgjedhëse të gjyqtarëve. Pra kemi një transformim total të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, i cili është mina me sahat për politikën shqiptare.

Të gjithë këto struktura janë nën monitorim të ONM, i cili është një bord i përbërë nga personalitete në fushën e jurisprudencës botërore dhe nuk kanë asnjë ndikim nga politika shqiptare. Përpos të gjithave strukturat e reja të krijuara përveç mandateve të gjata dhe pagave të larta nuk kanë asnjë ndikim nga politika shqiptare.

Që në ditët e para të hartimit të ligjeve dhe strukturave të reja të Reformës në Drejtësi, të dyja krahët e politikës u munduan të shtrijnë ndikimin e tyre në ligjet apo dhe strukturat që do të krijoheshin.

Ishin SHBA dhe BE që vendosën veton dhe i vunë në rresht për një të gjithë deputetët shqiptarë për të votuar në një farë mënyre dënimin e tyre me vdekje politike. Nga ai moment deri më sot gjithë merita mbetet ekskluzivë absolute e SHBA dhe BE.

Duke qenë se kjo reformë ka krijuar imunitet për organet e reja në luftën antikorrupsion, ndikimi për imunitet nga politika e të dyja krahëve është zero absolute.

SPAK dhe byroja hetiomore tashmë i kanë dosjet e rekordeve të politikanëve që kanë administruar fondet publike. Janë dhjetëra politikanë, zyrtarë të lartë që sot janë në opozitë të cilët kanë kryer korrupsion galopant, ashtu siç edhe në mazhorancën e sotme.

Dihet mirë që  Gërdeci ka për autorë Sali Berishën, të birin, Fatmir Mediun, rruga Durrës-Kukës ka Lulzim Bashën dhe gjithë qarkun e tenderuesve lista me koncencionet dhe tenderët abuzivë vazhdon  me Ridvan Boden, Arben Imamin, Genc Rulin,Genc Pollon, Ilir Metën etj, për të cilët prokurorët politikë kanë bërë mbylljen  e dosjeve.

Por mund të vazhdohet më së miri me qeverinë aktuale ku nuk harrohen koncencionet skandaloze të Vilma Nushit dhe Klodian Allajbeu që kanë marrë respektivisht koncencionet e check up dhe hemodializës nga ministri Ilir Beqja dhe zëvendësministrja Milva Ekonomi.

Koncencionet skandaloze të rrugëve me cmime marramendëse të dhëna nga Damian Gjiknuri, abuzimet e Albpetrolit të denoncuara nga KLSH, impiantet e përpunimit të plehrave në Elbasan dhe Fier e shumë e shumë denoncime të KLSH, tenderi i unazës së Tiranës, ligji për prishjen e  Teatrit Kombëtar të cilat janë brumi i punës së SPAK në fillim të nëntorit të këtij viti.

Pra nga sa thamë më sipër, Reforma në Drejtësi është produkt amerikan që ka për qëllim të sjellë një performancë të re në politikën dhe shtetin shqiptar. Nuk ka vend për pesimizëm në drejtim të Reformës në Drejtësi. Frutet e saj janë evidente. Janë rrafshuar dy gjykatat kryesore dhe gati 60 përqind e të vetuarve nga KPK dhe KPA. Kjo vjeshtë e re do të jetë një tërmet në politikën shqiptare dhe do pasohet me viktima të shumta të rëna nga korrupsioni galopant. /Gazeta SOT

 

Tags: politikareforma ne drejtesishqiperi

TË LIDHURA

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Aktualitet

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë
Aktualitet

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital
Aktualitet

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Next Post
Kur Kryeministri kruan kokën

Edhe hardhucë, edhe krokodil

Viti i ri shkollor/ Ja kur nis shpërndarja e librave

Viti i ri shkollor/ Ja kur nis shpërndarja e librave

Kishte shkuar për pushime në Turqi, 12-vjeçarja vdes në pishinë

Kishte shkuar për pushime në Turqi, 12-vjeçarja vdes në pishinë







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com