Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

‘Zëri i Amerikës’: Gjyqi me Becchetti-n, pezullohet përkohësisht dënimi për Shqipërinë

6 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
‘Zëri i Amerikës’: Gjyqi me Becchetti-n, pezullohet përkohësisht dënimi për Shqipërinë

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, ka njoftuar se ka pranuar pak ditë më parë kërkesën e Shqipërisë për anullimin e vendimit të marrë në Prill të këtij viti nga kjo gjykatë në favor të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe disa kompanive dhe ortakëve të tij, nënës së tij Liliana Condomitti dhe bashkëpunëtorëve Mauro de Renzis dhe Stefania Grigolon, për mbylljen e televizionit “Agon” pak vite më parë.

ICSID, dënoi Shqipërinë me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi. Më pranimin e ankimimit nga pala shqiptare, ICSID ka vendosur dhe pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj.

Në muajin Qershor Avokatura e Shtetit njoftoi “fillimin e procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen dhe kontraktimin e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj..” me qëllim “përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID”. Mes studiove të huaja ligjore të cilat paraqitën interes, Avokatura e Shtetit përzgjodhi amerikanen Foley Hoag, me një eksperiencë në trajtimin e rasteve të tilla. Foley Hoag, numëron të paktën 14 raste kur ajo ka mundur të anullojë një vendim arbitrazhi. Kërkesa pranë ICDID-së, u depozitua pak para datës 20 Gusht, kur skandonte dhe afati për ankimim.

Anullimi është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një process. Një palë mund të kërkojë anullimin e plotë ose të pjesshm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar. Kërkesa e palës shqiptare, mësohet të jetë bazuar të shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit.

Pranimi i kërkesës për anullim i jep për momentin frymëmarrje qeverisë shqiptare e cila ishte e detyruar të niste pagesën e 110 milion eurove, duke qenë se vetëm përllogaritja e interesave mbi vonesat në pagesë, ishte gjithashtu tejet e lartë./VOA

 

Tags: Francesco BecchettishqiperiaZëri i Amerikës

TË LIDHURA

Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile
Aktualitet

Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile

13:48 | 31/05/2025
Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta
Aktualitet

Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta

13:36 | 31/05/2025
Berisha lexon rezolutën e IDC-CDI: Denoncon farsën elektorale të 11 majit
Politikë

Berisha lexon rezolutën e IDC-CDI: Denoncon farsën elektorale të 11 majit

13:34 | 31/05/2025
Next Post
Hetimi për Metën rinis më 2 shtator/ Hartohet lista e personave që do thirren të dëshmojnë

Hetimi për Metën rinis më 2 shtator/ Hartohet lista e personave që do thirren të dëshmojnë

Asnjë i ndaluar për vrasjen e Santiago Malkos. Çfarë pritet nga filmimet e kamerave të sigurisë?

Asnjë i ndaluar për vrasjen e Santiago Malkos. Çfarë pritet nga filmimet e kamerave të sigurisë?

Befason ish deputeti i LSI-së: Opozita e gatshme për bashkëpunim me PS-në

Befason ish deputeti i LSI-së: Opozita e gatshme për bashkëpunim me PS-në

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime
Bota

GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime

by mirseda
14:02 | 31/05/2025
0

Më shumë se 100 kamionë nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) u plaçkitën...

Divjaka në festë, çelet sezoni turistik!

Divjaka në festë, çelet sezoni turistik!

13:58 | 31/05/2025
Igli Tare kërkon të rinjtë, synon të sjellë te Milani mbrojtësin 18-vjeçar të Parmës

Igli Tare kërkon të rinjtë, synon të sjellë te Milani mbrojtësin 18-vjeçar të Parmës

13:52 | 31/05/2025
Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile

Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile

13:48 | 31/05/2025
Juventus në kërkim të trajnerit të ri…

Juventus në kërkim të trajnerit të ri…

13:45 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com