Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka njoftuar të gjithë ndjekësit e tij në Instagram, lidhur me mënyrën e re të funksionimit të festivalit “Kënga Magjike”.
Festivali “Kënga Magjike”, drejtuar nga Ardit Gjebrea dhe Adrola Dushi, të dielën e parë të transmetimit e ka me datë 22 shtator.
Përveç këngëtarëve “New artist”, do të këndojnë dhe artistët “Big”, të dy kategoritë “live”. Në edicionin 21 të këtij festivali, për herë të parë publiku ka të drejtë votimi dhe do të votojë për artistët “Big”, ndërkohë që juria për artistët e rinj.
“Të hënën dhe të martën, 2 dhe 3 shtator, nga ora 10.00 – 16.00 mirëpresim në TV Klan këngët e reja të #këngamagjike2019. Që të dielën e parë të transmetimit, dt 22 shtator: do këndojnë “live” jo vetëm këngëtarët New Artist, por edhe ata Big! Vlerësimi i telespektatorëve vendos këtë vit, se cilët Big do të jenë në gjysmëfinale, ndërkohë që juria vendos për New Artist. Pas 20 vitesh eksperiencë, “Edicioni 21” do sjellë të rejat që ndër vite janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku”, shkruan ai, bashkëngjitur një videoje.