Ish-i dënuari për vrasje, Elius Thartori është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, pas atentatit të mbrëmshëm në Vlorë, ku u raportua se ai u plagos me armë zjarri.
I dënuar me 10 vite burg, Thartori ndodhej në ballkonin e banesës së tij në momentin kur ka rënë pre e një atentati me armë zjarri.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, që donte ndërhyrje të specializuar, 36-vjecari është transportuar në Tiranë.
Ndërkohë, burime për gazetën ‘Panorama’ kanë treguar se atij ‘i plasi celulari në dorë’, dëshmi e cila ngre dyshimet se përveç armëve të zjarrit, ka pasur edhe lëndë plasëse.
Në momentin që Thartori është transportuar në spitalin e Vlorës, bëhet me dije se ai ka pasur copa metali në trup.