Një konflikt mes tre personave është shënuar në rrugën e Çipajve në Vlorë, konflikt ky që ka degraduar në grushte dhe shkelma. Përmes pamjeve të publikuara nga gazetari Enrik Mehmeti, në llogarinë tij në “Facebook” , dëgjohet teksa një burrë i kërkon një të riu që t’i sjellë vajzën e tij. “Ik ore me sill çupën, ik më sill çupën po të them, shpejt!”
Nga ana tjetër, djali ka reaguar duke e qëlluar me grushte, ndërsa në ndihmë i vjen dhe një djalë tjetër, duke e lënë burrin të shtrirë në tokë.
“Boks i thatë në mes të natës. Dërguar nga një qytetar që jeton pranë rrugës së Çipajve. Nga debati duket se babai kërkon që djali ti sjelli vajzën ndërsa reagimi është goditja ndaj burrit duke e lën në shesh!”, shkruan gazetari krahas videos.
https://www.facebook.com/EnrikMehmeti1/videos/657624031393177/?t=1
Ndërkohë, policia nuk ka dalë ende me një informacion zyrtar për të sqaruar ngjarjen në fjalë.