Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Macron: Evropa të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Macron: Evropa të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se kontinenti evropian nuk do të jetë kurrë i qëndrueshëm dhe i sigurt nëse marrëdhëniet e tij me Rusinë nuk zgjidhen. Duke folur me diplomatët e huaj pas përfundimit të samitit të G-7-ës në Francë, Macron e pranoi se disa aleatë do të refuzojnë çdo lloj bisedimesh me Rusinë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Gjatë samitit të G-7s, Presidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje për rikthimin e Rusisë në grupin elitar nga i cili u përjashtua pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Zlatica Hoke sjellë hollësitë. Ndërhyrja e Moskës në Ukrainën Lindore ka rritur tensionet me Perëndimin. Por që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump ka bërë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë, dhe duket se ka gjetur mbështetje tek disa udhëheqës evropianë.

“Mendoj se duhet të ndërtojmë një model të ri për sigurinë dhe besimin në Evropë. Kontinenti evropian nuk do të jetë kurrë i qëndrueshëm dhe i sigurt nëse nuk gjen paqe dhe përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë. Të jemi të qartë se kjo nuk është në interes të disa prej aleatëve tanë. Disa prej tyre gjithmonë do të bëjnë presion për të vendosur më shumë sanksione ndaj Moskës. Kjo është në interesin e tyre, edhe nëse ata janë miqtë tanë. Por nuk është në interesin tonë”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, politikan nga Polonia, kritikoi Presidentin Trump të shtunën për sugjerimin se Rusia duhet të ftohet në takimet e G-7-ës. “Sot, unë do të përpiqem të bind bashkëbiseduesit e mi se do të ishte më mirë të ftohej Ukraina, si mysafire, natyrisht, në takimin e ardhshëm të G-7-s për të dëgjuar mendimin e presidentit të tyre të ri (Volodymy Zelenskiy). Bisedova me të për këtë çështje dy ditë më parë, dhe e di se ai do të ishte shumë i interesuar”.

Britania gjithashtu kundërshton rikthimin e Rusisë në G-7. Marrëdhëniet e Londrës me Moskën u dëmtuan pas helmimit të një ish-spiuni rus në Angli në vitin 2018, një akt flagrant për të cilin Britania fajëson Kremlinin. Zoti Macron tha se Rusia nuk mund të pranohet në grup si anëtare e plotë për shkak të veprimeve të saj në Britani dhe Ukrainë, por ai tha se largimi i saj nga Evropa është një gabim strategjik, i cili ka bërë që Moska të ndërtojë aleanca diku tjetër. Ai tha se Franca dëshiron ta ndryshojë këtë dhe është e gatshme të veprojë vetë nëse Rusia i plotëson kushtet kryesore në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

“Ta themi thjesht, ne nuk jemi një fuqi që konsideron se armiqtë e miqve tanë janë domosdoshmërisht edhe armiqtë tanë apo se e kemi të ndaluar të bisedojmë me ta. Dhe unë mendoj se kjo është fuqia e Francës”. Macron tha se përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës do të takohen muajin tjetër për të diskutuar rrugët drejt paqes në Ukrainë. Këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton u tha ukrainasve të martën të mos prisnin ndonjë zgjidhje nga evropianët në një kohë të afërt. Gjatë një vizite në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, John Bolton tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy nuk duhet të nxitojë me ndonjë veprim në Ukrainën Lindore.

Ai gjithashtu tha se Presidenti Trump mund të takohet me zotin Zelenskiy gjatë një vizite në Poloni në fund të javës. /Voa

Tags: evropaMacronmarredhenierusi

TË LIDHURA

E rëndë në Greqi! Gjendet një trup brenda makinës së djegur
Bota

E rëndë në Greqi! Gjendet një trup brenda makinës së djegur

14:23 | 06/02/2026
Bota

Para takimit Erdogan-Mitsotakis, Turqia dhe Greqia përballë tensioneve të reja në Egje

11:20 | 06/02/2026
Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit
Bota

Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit

09:45 | 06/02/2026
Next Post
“Më kërkoi të blija cigare dhe dy çokollata”, shoku tregon momentet para vrasjes së Indritit në Tiranë

"Më kërkoi të blija cigare dhe dy çokollata", shoku tregon momentet para vrasjes së Indritit në Tiranë

Detajet/ Shullazi dërgohet me urgjencë në një spital privat

Detajet/ Shullazi dërgohet me urgjencë në një spital privat

Video/ Rama “dush të ftohtë” drejtorëve të Shkodrës

Video/ Rama “dush të ftohtë” drejtorëve të Shkodrës







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Sot vendimi për Ballukun/ GJK prej orësh në mbledhje, çfarë parashikon ligji
Aktualitet

Sot vendimi për Ballukun/ GJK prej orësh në mbledhje, çfarë parashikon ligji

by mirseda
16:34 | 06/02/2026
0

Gjykata Kushtetuese pritet të marrë sot një vendim në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për...

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Komisioni Evropian ka ngritur alarmin për TikTok

Komisioni Evropian ka ngritur alarmin për TikTok

16:09 | 06/02/2026
Rruga që lidh fshatin Senisht në bashkinë Maliq prej muajsh e izoluar, banorët apelojnë për ndihmë

Rruga që lidh fshatin Senisht në bashkinë Maliq prej muajsh e izoluar, banorët apelojnë për ndihmë

15:46 | 06/02/2026
Rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet një sens i rrugës

Rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet një sens i rrugës

15:32 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com