Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Taksa e re për tonazhin te “Rruga e Kombit”?! Reagon ashpër Kosova

6 vjet ago
in Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Taksa e re për tonazhin te “Rruga e Kombit”?! Reagon ashpër Kosova

Nga 1 shtatori  i këtij viti do të hyjë në fuqi edhe një taksë në “Rrugën e Kombit”, që lidh Kosovën me Shqipërisë.  Përveç taksës së vendosur prej kohësh, përdoruesve të Rrugës së Kombit do t’iu duhet të përballen me një tjetër përvojë, dhe është fjala për mjetet e tonazhit të rëndë. Mësohet se në tollin e pagesës së Rrugës së Kombit do të vendoset edhe peshorja për automjetet e tonazhit të rëndë. Kujtojmë se me 15 prill të 2018-së, Qeveria e Shqipërisë kishte marr vendim që për çdo kalim të “Rrugës së Kombit” të paguhet taksë.

Përplasjet mes Kosovës dhe Shqipërisë duket se nuk do të marrin fund kurrë. Taksa e vendosur në “Rrugën e Kombit” vazhdon të jetë mollë sherri mes dy shteteve.

Para disa vitesh kjo temë kishte zgjuar shumë debate, duke u kundërshtuar fort, kurse tash po paralajmërohet edhe një taksë tjetër.  Bëhet  fjalë për mjetet e tonazhit të rëndë.

Mësohet se nga fillimi i shtatorit në tollin e pagesës së “Rrugës së Kombit” do të vendoset edhe peshorja për automjetet e tonazhit të rëndë. Por, ky vendim i marrë nga Qeveria e Shqipërisë nuk është pritur fare mirë në Kosovë. Pal Lekaj që aktualisht është ministër në detyrë i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, ka treguar  se institucionet e Shqipërisë nuk i kanë informuar për një vendim të tillë.

Ai madje ka treguar se është duke u munduar që të vë një kontakt me palën shqiptare për të diktuar këtë çështje.

“Ne si Kosovë nuk jemi në dijeni, nuk na kanë kontaktuar askush. Gjatë ditës po mundohemi të vendosim një kontakt me ministren, me homologen dhe të marrë sqarime pse ka ndodhur kjo”. Ministri i Kosovës e ka quajtur të panevojshme një taksë të tillë dhe ka thënë se do t’i shprehë kundërshtimin e institucioneve të Kosovës.

“Unë mendoj që nuk ka nevojë për këtë taksë, sepse është një kriter që mbipeshat mund ta prishin rrugën mund të dënohen, por jo që të vendoset taksë. Do të kërkoj që për këtë çështje të ketë mirëkuptim”.

Vendosja e taksës për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit nisi në shtator të vitit të kaluar.

Pagesa bazë mbi të cilën përllogariten të gjithë tarifat e tjera është përcaktuar 4.15 euro pa TVSH. Duke i shtuar edhe taksën tarifa plotësohet në 5 euro. Mbi këtë bazë nisin përllogaritjet e tjera sipas koeficientëve të përcaktuar për lloj mjeti. Kështu për automjetet me tre rrota koeficienti është 0.50 dhe taksa llogaritet në 2.5 euro.

Për automjetet me katër rrota, të kategorisë B, C dhe D, koeficienti është 1dhe taksa llogaritet 5 euro bashkë me TVSH-në. Pikërisht këtu futen edhe autoveturat të cilat janë edhe mjetet më të shumta në numër që qarkullojnë në këtë aks kombëtar. Për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25.

Pra taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Koeficienti për automjetet me 6 rrota, kamionët e mesëm të kategorisë G, koeficienti është 3.25 dhe taksa për ta do të jetë sipas llogarive është rreth 16 euro. Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe ata do të paguajnë plot 23 euro./Monitor

Tags: kosovaRruga e Kombittakse e retonazhi

TË LIDHURA

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

09:48 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër
Aktualitet

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para
Aktualitet

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
Next Post
Pse ne jemi të magjepsur pas tiranëve!

Pse ne jemi të magjepsur pas tiranëve!

Sot mblidhet kryesia e PS-së, 4 emrat në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin

Sot mblidhet kryesia e PS-së, 4 emrat në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin

Ka qenë pjesë e forcave ‘Shqiponja’, kjo është bashkëshortja e ish-policit të vrarë (Foto)

Ka qenë pjesë e forcave 'Shqiponja', kjo është bashkëshortja e ish-policit të vrarë (Foto)

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

by mirseda
09:48 | 29/07/2025
0

Një grua 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik, duke...

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

09:45 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

08:59 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com