Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre. Ata të dy kanë së bashku një vajzë, e cila quhet Renee. Më herët, një modele shumë e njohur e tha hapur fare se nëse Robert Berisha nuk do të ishte i martuar me Nora Istrefin, ajo do të ishte lidhur me të.
E kemi fjalën për Lei Krajën. Teksa ka qenë e ftuar në “Shiko kush luan”, në dhjetor të vitit 2018, moderatorja Lei Kraja e cila konkuroi me Robert Berishën në “Dance with me”, u bë pjesë e lojës “E vërtet apo sfidë”. Gjatë lojës, Lei zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes: “Nëse nuk do të ishte i martuar, a do të ishte i dashuri yt Robert Berisha dhe pse?”.
“Pse jo, Roberti është i bukur, i gjatë, ka trup, i zgjuar, kërcimtar, kështu që pse jo. Por është i martuar me një nga vajzat më seksi të showbizit shqiptar, kështu që nuk do e konkurrojmë fare. Por do isha, mbase, nëse do më pranonte Roberti”, u shpreh Lei.