Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

DW: G7-lideri i ri i Evropës quhet Emmanuel Macron

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
DW: G7-lideri i ri i Evropës quhet Emmanuel Macron

Në samitin e G7-s në Biarritz presidenti Emmanuel Macron u tregua mjeshtër i diplomacisë duke e mënjanuar me një manovër të zgjuar presidentin Trump. Me këtë ai merr rolin drejtues në Europë, mendon Barbara Wesel.

Presidenti francez, Emmanuel Macron investoi shumë punë e kapital politik, me qëllim që samiti i G7-s në Biarritz të mos dështonte plotësisht. Ai ftoi politikanë të paplanifikuar dhe vendosi tema të tjera në axhendën e ditës, për të thyer këtë format të skematizuar. Ai vetë sidomos nuk donte të dilte në fund si dështak. E kësaj Macron ia doli.

Lëvizje e zgjuar shahu në politikën e Iranit

Macron ia doli vërtet të nxjerrë jashtë loje, Donald Trump, presidentin kokëfortë dhe gjithmonë kundër në politikën e Iranit. E ky nuk është sukses i vogël, sepse Donald Trump u tregua në Biarritz edhe një herë si mik i keq, që e shihte si shaka të çorientonte mediat dhe vëzhguesit me politikën e tij tregtare. Nga ana tjetër ai ankohej për mediat që raportonin, se ka tensione në samit. Nuk mjaftojnë më fjalë të tjera për manovrat, mungesën e përgjegjësisë e deformimet nga ana e Trump. Ai u soll si gjithmonë.

Presidenti francez ftoi ministrin e Jashtëm iranian, Mohamed Dzhavad Sarif si të ftuar surprizë dhe filloi në kuadër të takimit një iniciativë diplomatike. E ai e bëri këtë nën hundën e Donald Trump, që reagoi me zemërim dhe theksoi, se linja e ashpër e SHBA është strategjita e vetme e duhur. Macron nuk u impresionua shumë nga kjo, dhe u takua personalisht me Sarif për të parë mundësitë diplomatike për zgjidhje të reja.

Shumë shpresa nuk mund të kesh në këtë drejtim, por në një situatë, ku në sfond kërcënon një konflikt ushtarak, çdo impuls për një zgjidhje paqësore është i mirëpritur. Kjo vlen sigurisht edhe për nënshkruesit europianë të marrëveshjes atomike, të cilën presidenti amerikan vitin e kaluar e braktisi.

Për populistët bukë edhe kërbaç

Edhe për djegiet e pyjeve në Amazona, Macron gjeti levën e duhur. Ai e kërcënoi në fillim presidentin brazilian, Jair Bolsonaro me mosratifikimin e marrëveshjes Mercosur (marrëveshja e tregtisë së lirë e BE me vendet amerikanolatine, shën red.), nëse ai nuk do të ndalte zjarrvënien në mushkërinë e gjelbër të planetit. E në samit ai arriti të merrte premtime nga pjesëmarrësit e tjerë, që t’i ofronin Brazilit e vendeve të tjera përreth ndihma konkrete në shuarjen e zjarreve.

Presidenti francez tregoi këtu, se e ka metodën e duhur si duhet vepruar me populistët dhe anti-demokratët. Ai flet me të gjithë, por di të jetë i prerë. Kjo pati efekt tek Bolsonaro, sepse ai ndryshoi qëndrim, e dërgoi ushtrinë më pas për të shuar zjarret. Sigurisht duhet më shumë presion për të arritur që presidenti brazilian të ndjekë një politikë pro-mjedisore. BE, organizatat ambientaliste e në fund konsumatorët duhet të luajnë rolin e tyre, nëse vjen puna tek një bojkotim i produkteve braziliane.

SHBA nuk ishte e kënaqur, që Emmanuel Macron temën e klimës dhe djegiet në Amazona i vuri në rend të ditës. Diplomatë nga samiti u shprehën, se SHBA ndjehej e mënjanuar. Në një kohë që qeveria në Uashington ka treguar, se vepron pa përgjegjësi në politikën e klimës dhe se gjithmonë duhet të vihet përpara nga vendet e tjera të G7-s.

Lideri i ri i Europës quhet Emmanuel Macron

Presidenti francez tregoi me samitin e G7-s, se e zotëron zanatin politik dhe se do të ngjitet në liderin drejtues të Europës. Shumë iniciativa të rëndësishme, që nga tatimi mbi koncernet digjitale deri tek politika e klimës kanë ardhur nga Parisi. Përkundër kësaj, Gjermania nuk po bën një figurë të mirë. Duket sikur perëndimi politik në Berlin i Angela Merkelit ka paralizuar edhe përvojën dhe vullnetin drejtues të kancelares. Dobësia e saj çon në ndërrimin e shtabit në BE. Që në zgjedhjen e presidentes së Komisionit Europian, Macron vuri dorë. Tani ai po kthehet në liderin e fortë të Europës, por duhet të ketë kujdes të mos marrë shumë flatra e të humbasë lidhjen me realitetin. Megjithatë pas këtij samiti të vështirë G7, mund të kesh ndjesinë, se me Macron je në duar të mira.

Tags: evropeMacronTrump

TË LIDHURA

Tërmet në Rumani, dridhjet u ndjenë në Moldavi dhe Ukrainë
Bota

Tërmet në Rumani, dridhjet u ndjenë në Moldavi dhe Ukrainë

11:22 | 12/05/2025
Presidenti i KiE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bashkohen me BE-në para të tjerëve
Bota

Presidenti i KiE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bashkohen me BE-në para të tjerëve

10:48 | 12/05/2025
Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës
Kryesore

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës

08:51 | 12/05/2025
Next Post
“Berisha më i miri për ekipin e tij”, Gasperini ngre në piedestal portierin shqiptar

"Berisha më i miri për ekipin e tij", Gasperini ngre në piedestal portierin shqiptar

LSI: Nuk duhet të largohen të rinjtë nga vendi por Rama

LSI: Nuk duhet të largohen të rinjtë nga vendi por Rama

“Sovraniteti i shtetit, i panegociueshëm!” Haradinaj homazhe tek Rugova

“Sovraniteti i shtetit, i panegociueshëm!” Haradinaj homazhe tek Rugova

JU REKOMANDOJMË

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Qarku Durrës/ Numërohen 90% e kutive, PS kryeson me rreth 52% të votave
Politikë

Qarku Durrës/ Numërohen 90% e kutive, PS kryeson me rreth 52% të votave

by mirseda
08:37 | 13/05/2025
0

Në Qarkun e Durrësit janë numëruar 445 kuti nga 493 që janë gjithsej. Nga rezultatet e deritanishme...

Del rezultati përfundimtar në qarkun Gjirokastër, si paraqitet rezultati

Del rezultati përfundimtar në qarkun Gjirokastër, si paraqitet rezultati

08:15 | 13/05/2025
Çfarë ndodhi? Ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë, ja arsyeja

Çfarë ndodhi? Ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë, ja arsyeja

23:02 | 12/05/2025
E papritur! Alba kërkon largimin nga Ferma VIP

E papritur! Alba kërkon largimin nga Ferma VIP

23:00 | 12/05/2025
Kampion për herë të dytë, Egnatia “ngre në qiell” trofeun

Kampion për herë të dytë, Egnatia “ngre në qiell” trofeun

22:58 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com