Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse e kemi të vështirë të kujdesemi për të ardhmen e planetit tonë

7 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse e kemi të vështirë të kujdesemi për të ardhmen e planetit tonë

Nga Jamil Zaki “The Washington Post” 

Rreth 70% e amerikanëve, besojnë se klima po ndryshon. Shumica e pranon, se ky ndryshim është pasojë e veprimtarisë së njeriut, dhe më shumë se dy të tretat mendojnë se ai do të dëmtojë brezat e ardhshëm. Në rast se nuk e ndryshojmë radikalisht mënyrën tonë të jetesës, pjesë të mëdha të planetit do të bëhen armiqësore. Ose të pabanueshme në fund të këtij shekulli, duke shkaktuar katastrofa ekologjike, epidemiologjike dhe sociale.

E megjithatë shumica e amerikanëve, do të mbështesnin politika të kursimit të energjisë, vetëm nëse ato u kushtojnë familjeve më pak se 200 dollarë në vit, një shumë tepër e vogël, në raport me investimin që kërkohet për të mbajtur ngrohjen globale nën normat katastrofike. Ky mosveprim, është i pamoralshëm.

Dhe për më tepër enigmatik. Pse synojmë të hipotekojmë të ardhmen tonë, atë të fëmijëve tanë, dhe të fëmijëve të tyre, në vend se të zgjidhim njëherë e mirë problemin e varësisë tonë ndaj karburanteve fosile? Duke ditur si qëndrojnë punët, pse është kaq e vështirë të ndryshojmë mënyrat tona të jetesës?

Një nga përgjigjet, lidhet me natyrën e empatisë njerëzore: aftësia jonë për të ndarë, kuptuar dhe kujdesur mbi përvojat e të tjerëve. Njerëzit shumë empatikë, kanë prirjen të jenë të përgjegjshëm ndaj mjedisit, por instinktet tona të kujdesit janë dritëshkurtra, dhe shpërndahen në hapësirë ​​dhe kohë, duke na e bërë më të vështirë që të merakosemi për gjërat që nuk kanë ndodhur akoma.

Aktiviteti njerëzor, është sot një forcë dominuese në formësimin e mjedisit në Tokë. Por shqisat morale të njerëzimit, nuk kanë avancuar me të njëjtin ritëm. Veprimet tona rezonojnë në mbarë botën dhe me kalimin e kohës, por pak prej nesh e ndjen peshën e pasojave të tyre. Empatia mund të ishte pozitive, nëse shqetësimi ynë kolektiv, do të prodhonte një veprim kolektiv kundër ngrohjes globale.

Por imagjinata jonë empatike, nuk është e konfiguruar natyrshëm për t’u shtrirë rreth planetit ose brezave të ardhshëm. Kjo e vë në rrezik ekzistencën e tyre. Empatia evoluoi si “ylli i veriut” tek “busulla” jonë morale. Kur dhimbja e dikujt tjetër ndjehet si e jona, ne kemi arsye të mos e dëmtojmë atë.

Empatia është ndërkohë një dukuri e lashtë, dhe daton që në kohët kur ne njerëzit jetonim në grupe të vogla gjuetarësh. Ashtu si atëhere, e kemi ende më të lehtë të kujdesemi për njerëzit që ngjajnë ose mendojnë si ne, që i njohim dhe që i kemi para syve tanë.

Është e vështirë t’i përshtasësh emocionet tona, me detyrën globale që përfaqëson ndryshimi i klimës. Për shembull, njerëzit ndihen të keqardhur kur dëgjojnë për viktimën e një katastrofe natyrore, fytyrën e të cilit mund ta shohin, dhe të qarën e tij mund ta dëgjojnë. Por kur dëgjojmë për qindra apo mijëra viktima, mbetemi si të paralizuar.

Dëmet mjedisore, kanë prodhuar tashmë vuajtje të mëdha, veçanërisht në jugun e planetit. Ndërkohë në veri, ku prodhohet shumica e emetimeve të karbonit, viktimat janë statistika të largëta që shkaktojnë shumë pak empati. Ashtu si distanca, edhe koha e zbeh empatinë. Njerëzit e shohin të ardhmen si psikologjikisht konfuze.

Ne kemi prirjen ta shohim vetë të ardhmen tonë si diçka të huaj. Kjo i nxit individët të bëjnë zgjedhje dritëshkurtra, si mbledhja e borxheve, në vend se të kursejnë për moshën e tyre të pensionit. Përgjatë brezave, ky vizion i mjegullt përkeqësohet. Studiuesit kanë zbuluar, se njerëzit janë më pak të gatshëm të sakrifikojnë, kur përfitimet e veprimeve të tyre janë të largëta në kohë ose të pasigurta. Sidoqoftë, empatia është një aftësi që ne mund ta ndërtojmë përmes zgjedhjeve dhe zakoneve të duhura.

Një nga strategjitë, është kthimi i abstraktes në konkrete. Kur njerëzit kanë kontakte personale (apo edhe virtuale) me individë që ndryshojnë nga ata vetë, ata i shohin më qartë, dhe kanë një empati më të madhe ndaj tyre. Leximet mbi jetën e njerëzve të prekur nga ndryshimi i klimës, mund të ndihmojnë shumë prej nesh, që të jenë më pak të kënaqur me pasojat e veprimeve tona.

Fëmijët dhe adoleshentët, siç është aktivistja suedeze Greta Tunberg, janë shfaqur si liderë të lëvizjes kundër ndryshimeve klimatike. Dhe jo pa arsye. Si përfaqësues të së ardhmes, ata ndihen direkt më të rrezikuar nga ndryshimet e klimës. Fëmijët mund të shihen si më pak të lidhur me interesa politike të caktuara sesa të rriturit, prandaj ata janë edhe më bindës.

Por efektiviteti i tyre mbi këtë kauzë, mund të reflektojë edhe urgjencën morale të ballafaqimit me njerëzit, që duhet të jetojnë në botën që po u lëmë pas. Sikurse deklaroi një aktivist adoleshent kohët e fundit:”Ju të gjithë do keni vdekur në vitin 2050. Ne jo. Ju po e vulosni që tani të ardhmen tonë!”.

Kjo shtron një sfidë tjetër: Ne s’do të jemi atje. Marrja në konsideratë e hapësirave të mëdha kohore, do të thotë të përballesh me vdekshmërinë tonë, një takim i pashmangshëm që mund t’i bëjë njerëzit më empatikë, dhe të rrisë fisnikërinë e tyre. Por përvojat e tjera, mund të na bëjnë të ndihemi më të përgjegjshëm për botën që do të lëmë pas.

Njëra është ndjenja e frikës: ndjenja e diçkaje kaq të madhe, që u jep fund shqetësimeve tona egoiste. Në një studim, ku vullnetarëve iu dha të shihnin imazhe video zbavitëse dhe frikësuese, njerëzit raportuan se ndiheshin më të lidhur me të tjerët; dhe më pas vepruan në një mënyrë më bujare.

Prekja e historive të së kaluarës, mund të na lidhë me të ardhmen. Në një grup studimesh, psikologët i nxitën njerëzit të mendojnë mbi sakrificat që kishin bërë për ta brezat e kaluara. Këta individë, u bënë më të gatshëm të sakrifikonin përfitimet e tyre afatshkurtra, për të ndihmuar brezat e ardhshëm.

Por sigurisht, vetëm empatizimi me të ardhmen, nuk do ta shpëtojë dot planetin tonë. Shumica e emetimeve të karbonit në atmosphere, vijnë nga një numër i vogël kompanish të mëdha, të cilat janë të përkëdhelurat e qeverive. Empatia, mund të jetë një forcë psikologjike për mirë, por ndryshimi i klimës është një problem strukturor.

Por kjo s’do të thotë që individët nuk kanë rëndësi. Sjelljet tona krijojnë norma, lëvizje sociale dhe presion politik. Ndërgjegjësimi i ri, mbi mënyrën sesi vuajnë njerëzit e pafuqishëm, ka sjellë ndryshime të mëdha në të kaluarën. Dhe mund ta bëjë këtë edhe sot. Empatia ndërtohet rreth ruajtjes së vetvetes.

Ne kujdesemi për fëmijët tanë, pasi ata përmbajnë gjenet tona, për fisin tonë, pasi ai ofron siguri dhe ushqim. Përhapja e kujdesit tonë në hapësirë ​​dhe kohë, shkon kundër atyre instinkteve të lashta. Është një detyrë e vështirë emocionale, por ndërkohë e domosdoshme.

Ne duhet të përpiqemi të zhvillojmë jetën tonë emocionale: larg nga e kaluara, dhe drejt një të ardhmeje, që ka një nevojë dëshpëruese për ne. Vetëm në këtë mënyrë, ne mund të jemi paraardhësit që meritojnë pasardhësit tanë./ TIRANA TODAY

Tags: ardhmenKlimaMjedisindryshimetplanetit tonëTë kujdesemivështirë

TË LIDHURA

SHBA, Melania Trump pritet të mbajë për herë të parë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB
Bota

SHBA, Melania Trump pritet të mbajë për herë të parë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB

18:04 | 26/02/2026
Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një  personi brenda banesës së tij
Rajoni

Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një personi brenda banesës së tij

10:20 | 26/02/2026
“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

22:46 | 25/02/2026
Next Post
109-vjetori/ Veliaj zbulon projektin e madh në nder të Nënë Terezës

109-vjetori/ Veliaj zbulon projektin e madh në nder të Nënë Terezës

Pas skandalit te “Unaza e Re”, zbulohet projekti sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

Zjarr në një biznes në Surrel, detajet e para

Lufta e Tretë Botërore: Kur Rusia ishte 2 minuta larg sulmit bërthamor kundër SHBA-së

Lufta e Tretë Botërore: Kur Rusia ishte 2 minuta larg sulmit bërthamor kundër SHBA-së







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?
Showbizz

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

by mirseda
21:24 | 26/02/2026
0

Afrimi i DJ Gimbos dhe Selin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nuk po komentohet vetëm...

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

21:07 | 26/02/2026
Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

20:45 | 26/02/2026
Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

20:10 | 26/02/2026
Rama shkarkon Belinda Ballukun nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre!

Rama shkarkon Belinda Ballukun nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre!

20:08 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com