Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Filmat horror për adoleshentë, minierë ari për kinematografinë

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Filmat horror për adoleshentë, minierë ari për kinematografinë

Historitë e frikshme popullore dhe legjendat urbane gjithmonë kanë nxitur imagjinatën e njerëzve, veçanërisht tek të rinjtë. Tani, “Histori të frikshme për t’u treguar në errësirë”, një koleksion tregimesh të shkurtra horrori për fëmijë nga autori Alvin Schwartz dhe karikaturisti Stephen Gammell është përshtatur për ekranin e madh nga fituesi i Oskarit Guillermo Del Toro dhe regjisori André Ovredal. Gjatë fundjavës së tij të hapjes, filmi fitoi mbi 20 milionë dollarë duke dëshmuar edhe një herë se filmat horror për adoleshentët janë fitimprurës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Penelope Poulou sjell hollësitë.

Në adaptimin filmik të librit “Histori të frikshme për t’u treguar në errësirë”, të producentit Guillermo Del Toro, përbindëshit ringjallen nga faqet e një libri historik me fantazma dhe u marrin jetën adoleshentëve. Producenti dhe regjisori i filimit, fitues i Oskarit, i ka krahasuar këto përralla me historitë që tregohen rreth zjarrit nëpër kampe. “Ekzistojnë dy lloje të filmave horror: njëri është trazues, të trazon shpirtin përgjithmonë, ndërsa lloji tjetër është argëtues dhe emocionues.”

Regjisori Andre Ovredal e bazon filmin në antologjinë e tregimeve horror për fëmijë të autorit Alvin Schwartz. “Është një lloj përzierje mes një filmi modern horror dhe filmave Amblin nga fëmijëria ime”. Andre Ovredal i referohet ndikimit të viteve 1980 të filmave të regjisorit Spielberg si “Poltergeist”, “Goonies”, “E.T. the Extraterrestrial”, ku horrori përzihet me momentet emocionuese të adoleshentëve.

Por kjo histori huazon gjithashtu elemente nga filmat horror të viteve 70, bazuar në romanet e preferuara të Stephen King-ut, ku forcat mbinatyrale përdoren nga personazhet e pafuqishëm, zakonisht fëmijët dhe adoleshentët, për të realizuar hakmarrjen ndaj atyre që ushtrojnë bulizëm dhe korporatave keqdashëse.

Zakonisht, personi i pafuqishëm shfaq superfuqi ose u hap portën forcave të panjohura, si në rastin e Stelës, një vajzë e drojtur por e zgjuar nga një qytet i panjohur në qendër të vendit.

Histori të Frikshme për t’u treguar në Errësirë, nuk është filmi i vetëm horror që ka shënuar sukses në kinema. Sipas kompanisë Netflix që transmeton filma dhe seriale në internet, “Stranger Things”, një serial i frikshëm me personazhe të moshës adoleshente hapi sezonin e tretë me dyzet milionë shikues që e panë atë brenda katër ditëve pas debutimit.

Kjo nuk është vetëm një prirje e brendshme. Serialet ndërkombëtare tani po kopjojnë këtë formulë, ashtu siç është rasti me serialin indian “Typewriter” të zhanrit horror për adoleshentët, të cilët zgjidhin probleme misterioze në përpjekjet e tyre për të dalë nga një shtëpi me fantazma.

“Tmerri dhe ankthi janë elemente të mrekullueshme që ekzistojnë vetëm në filmat horror”, thotë regjisori Andre Ovredal./ VOA

Tags: adoleshenteFilmat horrorkinematografinëminierë ari

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
“Nëse s’ka dashni mes një çifti…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga Nora Istrefi

"Nëse s'ka dashni mes një çifti..."/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga Nora Istrefi

I quajti shqiptarët “njerëz mali”, kryeministrja serbe shpallet “non grata” në Kosovë

Sulmohet autobusi me kosovarë në Serbi, Pacolli i kërkon BE-së që të reagojë

Çifti nga Hungaria humb në Llogara, policia në kërkim prej orësh

Çifti nga Hungaria humb në Llogara, policia në kërkim prej orësh







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com