Shqipëria

“Nëse s’ka dashni mes një çifti…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga Nora Istrefi


               Publikuar në : 22:07 - 25/08/19 Enno

Robert Berisha ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja e njohur Nora Istrefi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, Berisha shkruan se kjo zgjedhje që ata kanë bërë, nuk i pengon në vazhdim për të qenë miq të mirë.

Këngëtari, nuk ka hezituar të shfaqë mirënjohjen e tij ndaj Nora Istrefit, të cilën e falenderon publikisht për kujtimet e bukura që kanë kaluar gjatë gjithë kësaj kohe që kanë qenë bashkë dhe në veçanti për faktin që ka sjellë në jetë vajzën e tyre, Renee.

Ndër të tjera, krahas fotos që këngëtari ka zgjedhur të postojë në profilin e tij, thekson se “i është borxh gjithë jetën”.

“Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar që keni për ta marr vesh prej meje e skeni nevojë të lodheni e me kliku në çdo titull që e bëjnë portalet. Eshte punë e tyre dhe mjeshtri e gazetareve qe dinë me nxjerr ashtu titujsh..Unë edhe Nora nuk jemi më bashke, por gjithë jetën do jemi babi dhe mami i Renees, loqkës tonë..dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nëse nuk ka më dashni mes një çifti, nuk dmth të bëhesh armik e t’ja kthesh shpinën. Bëhuni pozitiv e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe atë qe s’ju do të mirën se sen sbohet. Përmes këtij postimit @noraistref e falenderoj shumë që ma ka pru në jetë një fëmijë si Renee…edhe shumë kujtime të bukura prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën. I wish you all the best”, shkruan Berisha.

 

View this post on Instagram

 

Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtu qe keni me mar vesh prej meje e skeni nevoj mu lodhë e me kliku ne qdo titull qe e bojn portalet.. Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarve qe din me nxer asi tituj..Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë..😍 dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet 😎 permes kti postimit @noraistrefi e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee…edhe shum kujtime te bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën 😘 I wish you all the best

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT