Rajoni

Sulmohet autobusi me kosovarë në Serbi, Pacolli i kërkon BE-së që të reagojë

               Publikuar në : 22:30 - 25/08/19 Enno

Ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë për sulmin mbi autobusin me udhëtarë kosovarë, si dhe të ofrojë siguri për qytetarët.

Ngjarja me autobusin, që po udhëtonte nga Kosova nëpërmjet Serbisë drejt shteteve të BE-së, ka ndodhur ditën e djeshme në orët e vona të mbrëmjes.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Pacolli kërkon mes të tjerash që Serbia të ndalë sulmet.

“Unë e dënoj fuqishëm sulmin ndaj autobusit të mbushur me udhëtarë që po kalonin nga Kosova nëpër Serbi për në Bashkim Evropian. Serbia vazhdimisht po dështon të ofrojë siguri për udhëtarët tanë dhe liri të lëvizjes. Ne bëjmë thirrje për hetime dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet në postimin e tij.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT