Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Çfarë po bën? Përse e hap atë vrimë? Si nisi sherri ku u vra Indrit Çelaj

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë po bën? Përse e hap atë vrimë? Si nisi sherri ku u vra Indrit Çelaj

26-vjeçari Indrit Çelaj, me profesion teknik për montimin dhe riparimin e kondicionerëve, humbi jetën pasi u qëllua me një plumb pistolete në kokë nga djemtë e pronarit të ndërtesës ku ai po punonte. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, ndërsa i riu me origjinë nga Mallakastra, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 11:00, në katin e parë të godinës trekatëshe, pas konfliktit të çastit me teknikun e kondicionerëve, i cili po kryente kondicionimin e vilës. Sot janë zbardhur dy dëshmitë kyçe, që ndihmuan hetuesit për të hedhur dritë mbi vrasjen e punëtorit të kondicionerëve Indrit Çelaj, brenda vilës luksoze të Bujar Kusit, në zemër të Tiranës.

“News 24” sjell të plota dëshmitë e dy punëtorëve, të cilët akuzojnë direkt Griseldo Kusin, si autorin e ekzekutimit të 26-vjeçarit. Sipas tyre, e gjitha ndodhi në pak minuta, pasi Griseldo Kusi, i kërkoi llogari punëtorit, se përse po e hapte vrimën në murin e tualetit të katit të parë të objektit, dhe ku do ta çonte shkarkimin e kondicionerëve.

PUNËTORI 1

“Në katin e parë të vilës, hyri Griseldo Kusi, të cilin shkurt e thërrasin Eldo. Mesa di unë ai është djali i pronarit të objektit, Bujar Kusi. Eldo vinte disa herë në ditë dhe kontrollonte punimet. Ai erdhi i vetëm dhe në momentin  që na përshëndeti, dëgjoi një zhurmë trapani, me të cilin po punonte njëri nga punëtorët e kondicionerëve, në një nga tualetet e katit të pare i cili ishte rreth dy apo tre metër larg vendit ku unë me shokët e mi po punoja. Eldo lëvizi i nervozuar dhe shkoi drejt vendit ku dëgjohej zhurma dhe tha: Po këtu ç’bëhet”. Ai filloi t’i bërtiste punëtorit me zë të lartë: Çfarë po bën, përse e hap atë vrimë aty dhe ku do e cosh shkarkimin e kondicionerëve. Punëtori i tha: Nuk di unë, se ku do jetë shkarkimi. Griseldo më pas i tha, kur se di ti, nga do ta di unë. Në ketë moment, ai nxori armën nga brezi, tip pistoletë,  dhe ja mbështeti në kokë punëtorit të kondicionerëve dhe e qëlloi. Griseldo mori gëzhojën dhe u largua.

Të njëjtat rrethana ka shpjeguar edhe punëtori i dytë, lidhur me atë çfarë ndodhi në vilë. Pas krimit, ai tha se u largua i frikësuar në drejtim të banesës së tij.

PUNËTORI 2

“Griseldo hyri brenda tualetit ku po punohej dhe në këtë moment e dëgjova t’i bërtiste punëtorit të koncicionerëve, me zë të lartë me fjalët: Çfarë po bën?  Fill më pas u dëgjua një krismë arme. Mbaj mend që Griseldo u largua me nxitim dhe në dorë mbante një çantë me zinxhir me ngjyrë të zezë. Unë i frikësuar u largova për në banesën time”.

Lidhur me këtë ngjarje, gjykata e Tiranës caktoi paraditen e së dielës masën e sigurisë “arrest me burg” për Bujar Kusin, pronarin e vilës, ndaj të cilit rëndon akuza e “veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Babai i dy vëllezërve të shumëkërkuar i tha gjykatës se nuk ndodhej në objekt kur ndodhi krimi, por kur mbërriti aty mësoi se dikush tjetër ishte konfliktuar me punëtorin. Ai tha se dy djemtë mesa kishte dijeni, ndodheshin në plazh, me shoqet e tyre.

Babai i 26-vjeçarit Indrit Çelaj, Baftjar Çelaj, deklaroi pak ditë më parë se ka marrë vesh lajmin përmes mediave. Ai theksoi se është fatkeqësi të nisesh për në punë dhe të kthehesh i vdekur.

“Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat. Çuni është vrarë në 11 paradite, unë e mora vesh në orën 7 në darkë, se i kishin marrë edhe dokumentet. Çunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë, se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai, nuk dinte të ofendonte, ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital, vetëm kam mbajtur veten. Sikur të kisha fuqi nuk dija se ç’a mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua”, ka thënë ai.

 

 

Tags: Indrit ÇelajMuhamet Gjolleshatirane

TË LIDHURA

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki
Aktualitet

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

12:17 | 23/06/2025
Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha
Politikë

Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

11:50 | 23/06/2025
“E-Legjislacioni”, Spiropali: Kuvendi dhe Qeveria do të flasin në të njëjtën gjuhë
Politikë

“E-Legjislacioni”, Spiropali: Kuvendi dhe Qeveria do të flasin në të njëjtën gjuhë

11:35 | 23/06/2025
Next Post
Ah, shteti ynë tragjikomik!

Ah, shteti ynë tragjikomik!

Kosova nis lobimin për anëtarësim në INTERPOL

Kosova nis lobimin për anëtarësim në INTERPOL

Qeveria mbyll pushimet, të mërkurën mbledhja e kabinetit

Qeveria mbyll pushimet, të mërkurën mbledhja e kabinetit

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?
Bota

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?

by mirseda
12:20 | 23/06/2025
0

Ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur ndërprerje të mëdha në furnizimin global me naftë, sulmet...

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

12:17 | 23/06/2025
Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

11:50 | 23/06/2025
“E-Legjislacioni”, Spiropali: Kuvendi dhe Qeveria do të flasin në të njëjtën gjuhë

“E-Legjislacioni”, Spiropali: Kuvendi dhe Qeveria do të flasin në të njëjtën gjuhë

11:35 | 23/06/2025
NAMI NË TIRANË/ 12 të arrestuar dhe proceduar vetëm dje! 5 për dh*në dhe 7 të tjerë, hajdutë e shoferë të dehur dhe pa patentë

NAMI NË TIRANË/ 12 të arrestuar dhe proceduar vetëm dje! 5 për dh*në dhe 7 të tjerë, hajdutë e shoferë të dehur dhe pa patentë

11:09 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com