Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bota s’është në gjendje të reagojë ndaj flakëve në “mushkërinë” e planetit

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Bota s’është në gjendje të reagojë ndaj flakëve në “mushkërinë” e planetit

Bota s’është në gjendje të reagojë ndaj zjarreve në pyjet e Amazonës në Brazil. Por në BE, po krijohet rezistencë. Leva mund të jetë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë arritur së fundi si dhe biftekët brazilianë të viçit. “Mushkëria e gjelbër e botës”, sikurse quhet territori i Amazonës, është përfshirë nga flakët: Tani në grindjen me Brazilin për djegiet e pyjeve në territorin e Amazonës krahas Francës, Irlandës dhe Finlandës tani edhe Komisioni i BE-së ka kërcënuar me pasoja. Djegiet në pyllin më të madh tropikal të botës po i ndjekim me shqetësim dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë, tha zëdhënësja e Komisionit Mina Andreeva.

Instrumenti më i mirë i BE-së është influenca ndaj qeverisë braziliane, duke i bërë asaj presion përmes Marrëveshjes së fundit Mercosur për Tregtinë e Lirë. Kjo marrëveshje i detyron palët kontraktuese, ndër to Brazilin, që të respektojnë standardet e mjedisit dhe ato të Marrëveshjes së Parisit për Klimën të vitit 2015.

Me Marrëveshjen Mercosur BE dhe katër vende amerikano-jugore synojnë të krijojnë zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë. Kjo do t’i kursejë çdo vit sipërmarrjeve të BE-së katër miliardë Euro dogana dhe do të nxisë eksportet. Në Marrëveshjen Mercosur bëjnë pjesë Argjentina, Brazili, Paraguaji dhe Uruguaji. Marrëveshja e arritur në fund të qershorit megjithatë ende nuk është ratifikuar nga të gjitha vendet e BE-së. Ekologjistët në Gjermani kanë kritikuar, që BE-ja i ka besuar premtimit të presidentit brazilian Jair Bolsonaro, por nuk ka vendosur rregulla efektive për zbatimin e mbrojtjes së klimës dhe të të drejtave të njeriut. Edhe partia E Majta kërkon ndalimin e marrëveshjes.

Komisioni i BE-së përshëndeti që zjarret në pyjet tropiakle, me kërkesën e presidentit francez, Emmanuel Macron, do të jenë temë në takimin e grupit G7 në fundjavë në Biarritz të Francës. Edhe kancelarja Angela Merkel u shpreh, për këtë sikurse njoftoi zëdhënësi i saj Steffen Seibert në Berlin. Në sfondin e rëndësisë globale dhe “situatës tronditëse me mijëra zjarre” është e udhës që të flitet për këtë çështje në samitin e G7.

Franca deklaroi ndërkohë, se do ta bllokojë marrëveshjen e tregtisë. Presidenti Emmanuel Macron ka arritur në konkluzionin, se presidenti brazilian Jair Bolsonaro e ka “mashtruar” atë lidhur me objektivat e tij për mbrojtjen e klimës, tha një nëpunës i nivelit të lartë të presidentit Macron. “Në këto rrethana Franca e refuzon Marrëveshjen Mercosur në formën aktuale”. Zjarret në Amazona po shkatërrojnë mushkërinë e gjelbër të Brazilit. Edhe Irlanda kërcënon, sipas mediave, me bllokimin e marrëveshjes Mercosur, në rast se Brazili nuk e mbron më mirë pyllin tropikal. Kryeministri Leo Varadkar është i shqetësuar për përmasat rekord të shkatërrimit të pyllit tropikal, njofton gazeta “Irish Independentduke iu referuar deklarimeve të kryeministrit. “Irlanda nuk asnjë mënyrë nuk do ta miratojë Marrëveshjen Mercosur, në rast se Brazili nuk u përgjigjet detyrimeve për mbrojtjen e mjedisit”, thekson Varadkar.

Finlanda bëri fjalë për ndalimin e importeve të mishit të viçit nga Brazili në BE. Në sfondin e shkatërrimit të pyllit tropikal, ministri finlandez i Financave Mika Lintila propozon, që BE-ja dhe Finlanda urgjentisht të verifikojnë mundësinë e bojkotit të këtij importi nga Brazili. Zjarret në pyllin tropikal të Amazonës në Brazil janë një “kërcënim për të gjithë planetin”, tha ai. “Ne duhet të veprojmë urgjentisht.” Finlanda ka aktualisht presidencën e radhës në BE.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro deklaroi ndërkohë, se do të vërë flakët nën kontroll duke angazhuar ushtrinë. Në Brazil prej ditësh gjëmojnë zjarret në pyje, më të rëndat që prej shumë vitesh. Që nga janari sivjet zjarret në pyje janë shtuar me 83 për qind, sikurse njofton gazeta “Folha de S. Paulo”. Gjithsej janë regjistruar 72.843 zjarre. Në shumicën e rasteve kanë qenë të prekura prej zjarreve pyje në prona private, por edhe në zona të mbrojtura natyrore dhe prona të popullsive indigjene. /DW

Tags: botaflakëgjendjereagon

TË LIDHURA

Rrëzohet avioni në Nairobi, humbin jetën gjashtë persona
Bota

Rrëzohet avioni në Nairobi, humbin jetën gjashtë persona

19:52 | 07/08/2025
Izraeli dhe Egjipti forcojnë marrëdhëniet, nënshkruhet marrëveshja për eksportin e gazit prej 35 miliardë dollarësh
Bota

Izraeli dhe Egjipti forcojnë marrëdhëniet, nënshkruhet marrëveshja për eksportin e gazit prej 35 miliardë dollarësh

19:47 | 07/08/2025
Virusi Chikungunya në Kinë, provinca Guangdong rikthen procedurat e epokës së Covid-it
Bota

Virusi Chikungunya në Kinë, provinca Guangdong rikthen procedurat e epokës së Covid-it

19:03 | 07/08/2025
Next Post
Gati një tjetër rrugë, Rama nxjerr fotot: Ishte shteg gropash e lluce

Gati një tjetër rrugë, Rama nxjerr fotot: Ishte shteg gropash e lluce

Kim Jong shkel premtimin dhe provokon Trump/ Ja ç’bëri

Kim Jong shkel premtimin dhe provokon Trump/ Ja ç’bëri

FSHF publikon çmimet/ Zbuloni sa kushtojnë biletat kundër Islandës

FSHF publikon çmimet/ Zbuloni sa kushtojnë biletat kundër Islandës

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Rrëzohet avioni në Nairobi, humbin jetën gjashtë persona
Bota

Rrëzohet avioni në Nairobi, humbin jetën gjashtë persona

by mirseda
19:52 | 07/08/2025
0

Një avion i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua në një lagje me popullsi të dendur...

Izraeli dhe Egjipti forcojnë marrëdhëniet, nënshkruhet marrëveshja për eksportin e gazit prej 35 miliardë dollarësh

Izraeli dhe Egjipti forcojnë marrëdhëniet, nënshkruhet marrëveshja për eksportin e gazit prej 35 miliardë dollarësh

19:47 | 07/08/2025
Flakët në Patos dhe Mallakastër, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për shuarjen e zjarreve

Flakët në Patos dhe Mallakastër, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për shuarjen e zjarreve

19:42 | 07/08/2025
Virusi Chikungunya në Kinë, provinca Guangdong rikthen procedurat e epokës së Covid-it

Virusi Chikungunya në Kinë, provinca Guangdong rikthen procedurat e epokës së Covid-it

19:03 | 07/08/2025
Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Po punojmë t’i japim fund vrasjeve nga Rusia

Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Po punojmë t’i japim fund vrasjeve nga Rusia

18:40 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com