Pas videos së publikuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke treguar nisjen e procesi të shembjes së HEC-it në Holtë, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se kanioni i Holtës nuk mund të preket dhe as do të preket. Më tej ai shton se “dhamë fjalën publikisht që jo, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe po, ky HEC nuk do të ndërtohet aty”.
Postimi i plotë:
Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket?
Për ne PO-ja është PO? dhe JO-ja është JO?
Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty?
Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë themi? Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem?