pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24pashagamingjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibommarsbahisimajbetmatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibommeritkingpusulabet girişbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişholiganbetjojobet girişjojobetcashwin girişbetpuantambet girişbetplaybetbey girişcasinomilyongameofbet girişcasinoroyalradissonbet girişbetsalvadormarsbahis girişmatbet girişmarsbahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalcasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinoromabetradissonbetgrandpashabetimajbet girişpalacebetmeritkingonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasino girişsezarcasinosezarcasino girişcasibomcasinowonjojobetjojobetbettiltbahiscomsuperbetinhititbetholiganbetgrandpashabetmatbetmarsbahispusulabetcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetJojobetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişCratosroyalbetcasibom girişjojobetgrandpashabet girişkralbetimajbetmatbetpusulabetmarsbahisgrandpashabetholiganbetimajbetmatbet girişpusulabet girişmarsbahis girişgrandpashabet girişholiganbet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

19 Gusht 1989 – Pikniku politik që ndryshoi historinë

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant

Para 30 vjetësh, më 19 gusht 1989 në lëndinën në kufirin austriako-hungarez do të ofrohej birrë dhe mish i pjekur. Një piknik paneuropian. Festa simbolike për një Europë të hapur u kthye në eksodin më të madh të Lindjes.

Historia e madhe fillon nganjëherë me hapa të vegjël. Data 19 Gusht 1989 për shembull. Qielli mbi Sopronpusztan hungareze atë ditë nuk premtonte diçka të mirë. Re të errëta varen mbi qytezën hungareze, një shëtitje larg nga kufiri austriak. Në planin e kësaj dite qëndron një piknik, jo një piknik i zakontë, por një takim me simbolikë politike. Nga ora 15-18, para gardhit kufitar. Një sinjal për Europën pa barriera. Në të vërtetë mishi e birra mbulohen nga uji, një shi i fortë i shuajti zgarat para se të nxeheshin mirë.

Këtë ditë nuk do ta përmendte asnjë kronist, nëse19 gushti nuk do të ishte një kombinim i çuditshëm i rastit, rastësisë dhe vendosmërisë që kishte depërtuar tek të gjithë pjesëmarrësit. Sepse në fund të kësaj dite ndërruan krah gati 700 qytetarë të RDGJ-së. Ato pak lesa druri turistët gjermanolindorë të Hungarisë i vunë përpara stuhishëm drejt lirisë në qytezën St. Margerethen në Austri. Uvertura e rënies së Murit të Berlinit tre muaj më vonë – politika e madhe si akt i luajtur nga amatorë.

Heronjtë dhe armët e tyre: “Ne kishim ‘Glock’ (pistoletë e vogël), 9 milimetërshe

Në mesin e kësaj historie “Hansi dhe “Arpi”. Në vitin 1989 kryeinspektori Johann Göltl dhe oficeri Arpad Bella njihen prej vitesh. Njëri kryente shërbimin në anën perëndimore të kufirit, tjetri pas Perdes së Hekurt. “Ne kishim Glock-un”, kujton “Hansi” Göltl përballë gazetarëve 25 vite më pas. “9 milimetra! Glock-u ishte katastrofë, shkrehej menjëherë, na duhej të bënim shërbimin me armë të çaktivizuar.” Edhe “Arpi” nga ana tjetër kishte një “Glock” në xhep, por një prodhim hungarez.

Ende sot të dy ushtarakët vrasin mendjen, se çfarë ndodhi pak para orës 15:00, që u duk si ë sinjal që ra paparitur nga qielli. “Hansi” dhe “Arpi” bënin shërbimin në këtë kohë në kufi në pritje të atyre që do të bënin piknikun politik. Rripi i gjelbër nga ana hungareze dallohej me vështirësi, një majë kodrine e pengonte shikimin. Befas disa qindra burra, gra dhe fëmijë marshojnë, zbresin kodrën, vrapojnë, kalojnë përbri “Arpit” dhe katër a pesë nëpunësve të tjerë, hapin portën kufitare dhe pak sekonda më vonë gjenden në një botë tjetër në perëndim.

Votim me fuqinë e këmbëve

Mijëra të tjerë do ta ndiqnin këtë hap, sepse në verën e vitit 1989, Republika Demokratike e Gjermanisë, RDGJ kishte marrë fund. Vendi ndodhej ekonomikisht në rënie të lirë, njerëzit ishin ngritur në këmbë, në një kohë që Erich Honecker dhe qeveria e tij përhapnin lajme entuziazmuese në 40-vjetorin e lindjes së shtetit të punëtorëve dhe fshatarëve. Sinjalet nga populli nuk u dëgjuan. Kjo është koha, kur gjermanët fillojnë votimin me fuqinë e këmbëve.

Në Hungari, më perëndimori i shteteve të bllokut lindor qëndrojnë për pushime në liqenin “Plattensee” dhjetëra mijëra qytetarë të RDGJ-së. U përhapën zërat e parë për kufirin jo më aq të mbyllur drejt Austrisë. Që në maj ministrat e Jashtëm të të dy vendeve, Alois Mock dhe Gyula Horn e kishin copëzuar gardhin kufitar simbolikisht. Rasti dukej pra shumë i mirë, kaq i mirë, sa shumë vetë e lenë të skadojë viza hungareze dhe qëndrojnë. Me fshehtësi përgatitet eksodi. Hungarezë të zonës japin të dhënat: Psh, kulla e mesme kufitare në Sopronpuszta nuk është asnjëherë e zënë me ushtarë.

Kurse Dita e Piknikut Paneuropian ishte një ide e Otto von Habsburg, atëherë president i Unionit Paneuropian e djali i perandorit të fundit austriako-hungarez. Kjo ditë kthehet në një shans ideal për arratinë.

Kush ishte dora pas që ndihmoi?

Hungaria në atë kohë kishte ecur shumë përpara me zbutjen e doktrinës socialiste shtetërore. Një vit para piknikut historik qeveria e Budapestit u dhuroi qytetarëve lirinë e udhëtimit. Në të njëjtin vit ministri i Shtetit, Imre Pozsgay e kishte përcaktuar Perden e Hekurt “si moralisht e politikisht të vjetëruar”. Hungarezët nuk donin të ishin as “mbikqyrës” për mijëra e mijëra pushues në Plattensee.

Por pyetja, se kush e kishte në dorë regjinë më 19 Gusht mbetet ende pa një përgjigjet të plotë. Opozita e sapoformuar hungareze, një djalë perandori, që nuk ishte prezent (Otto von Habsburg u përfaqësua nga vajza e ti, Walburga) apo shërbimet sekrete? Apo të treja palët?

Walburga von Habsburg përmend babanë e saj si ideatorin e piknikut politik, që atëherë u miratua nga qeveria hungareze. Por deri më sot ende qëndron në këmbë një teori, se ishte aleanca e re opozitare hungareze, “Forumi Demokratik Hungarez”, MDF, ajo që e ka organizuar piknikun për të testuar procesin demokratik në Hungari.

Kurse një teori tjetër që qarkullon është mjaft konspirative: Askush më pak, se ministri i Shtetit, Imre Pozsgy, një nga mbështetësit e piknikut në ditët para 19 Gushtit kishte kontaktuar shërbimet humanitare “Malteser” në vend. Ata kujdeseshin për pushuesit e RDGJ-së, që nuk vinin për pushime në Plattensee, por për t’u arratisur në perëndim. Sipas teorisë mesazhi i tij ishte: Kufiri do të jetë disa orë i hapur, dhe pushuesit e RDGJ-së “mund të gjejnë rrugën, nëse janë rastësisht aty afër.”

Ftesat për piknik

Në një pikë opozitarët hungarezë dhe Unioni Paneuropian janë të një mendjeje: Të dyja palët janë habitur për dinamikën që mori ajo pasdite. Në sfond mund të kenë qenë të tjerë që kanë vepruar, por me shumë kujdes dhe me shumë efekt. Laszlo Nagy, një aktivist i MDF-së ende sot është i habitur, kur një shofer i ambasadës së Gjermanisë Perëndimore në Budapest para piknikut kishte shpërndarë thasë me “ftesa” për piknikun, në gjermanisht dhe gjuhën hungareze. Ndikimi i shërbimeve sekrete të BND-së apo shërbimeve të tjera konsiderohet sot si një sekret i ditur.

Përgatitje të tilla u kthyen për Arpad Bellan në një dilemë të vërtetë. Puna e tij ishte të ndalte refugjatët, në rast nevoje me dhunë, kurse lejimi i tyre ishte thjesht një shkelje shërbimi. Zgjidhja e Bellas ishte një dredhi: Hungarezët i kthyen kurrizin 700 vetëve që morën turr drejt kufirit dhe kontrolluan në vend të tyre dokumentet e austriakëve që po vinin për piknik nga Austria. Një akt heroik?

Aspak! Kolegu i “Arpit”, “Hansi” Göltl e kishte përjetuar eksodin nga ana tjetër e gardhit kufitar. Më vonë ai i raportoi ish-kancelarit Helmut Kohl për aktin e guximshëm dhe se Bella më vonë duhej të përballej me procedurë disiplinore. “Ai idiot”, thuhet të ketë thënë Kohl-i për shefin e Bellas. “po ishte rënë dakord për çdo gjë.”/DW

Tags: 19 Gusht 1989historinendryshoipiknikupolitik

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Next Post

“Jam për teatër të ri, sepse e dua zhvillimin”, Rama citon Gazmend Pajën

Babai pranon që vrau të bijën, rrëfehet nëna e Sabinës: Nuk është burrë i keq

Raporti i Baselit/ Shehaj: Pastrimi i parave po shkatërron ekonominë







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/Trump: Siria mund të merret me Hezbollahun më mirë se Izraeli

by mirseda
14:57 | 16/06/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë komente të forta për situatën në Lindjen e Mesme, duke...

Sekuestrohen 150 mln euro pasuri të grupit Dizdari-Gjika

14:49 | 16/06/2026

Rama: Transaksioni për Zvërnecin zhbllokohet pas sqarimit të pronësisë

14:42 | 16/06/2026

Zjarr me përmasa të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, tymi i dendur mbulon zonën

14:38 | 16/06/2026

“Mizori, e tepërt!”/ Trump kritikon Netanyahun: Po vriten të pafajshëm, nëse nuk e bën dot punën…

14:30 | 16/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com