Kronikë

Babai pranon që vrau të bijën, rrëfehet nëna e Sabinës: Nuk është burrë i keq

               Publikuar në : 22:17 - 19/08/19 Enno

Petrit Lekaj ka pranuar vrasjen e vajzës së tij, Sabina Lekaj, ngjarje e ndodhur në muajin korrik, e cila tronditi opinionin publik.

Pas pothuajse 1 muaji, mamaja e Sabinës ka thyer heshtjen teksa shprehet se burri i saj nuk është një person i lig.

Gruaja deklaron se Petrit Lekaj nuk kishte dhunuar kurrë asnjë anëtar të familjes dhe se ajo që kishte ndodhur e kishte tronditur.

“Është shumë më e lehtë kur ju e dini se njëri është personi i keq dhe njëri është viktima, të paktën di se përse të bërtasësh, por në të vërtetë nuk është kështu, kur dhimbja është shuëme madhe për të dy”, u shpreh ajo.

20-vjeçarja u gjet e therur me thikë e ulur në sediljen e pasagjerit brenda një “Mercedesi” luksoz. Në vendin e shoferit krah saj, u gjet i plagosur babai, Petrit Lekaj, me dëmtim në pjesën e barkut. Krimi kishte ndodhur disa metra larg banesës së familjes Lekaj.

49-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij u stabilizua. Pas daljes nga spitali, Petrit Lekaj u mbajt në paraburgim, kurse më vonë u dërgua në një institucion të shëndetit mendor.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të hënë, Lekaj pranoi se kishte qëlluar për vdekje me thikë vajzën e tij. Petrit Lekaj pritet të dalë sërish para gjykatës më 25 Nëntor, pasi prokurorët kërkuan një shtyrje 12-javore për shkak të hetimeve.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT