Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta: Dashuria për malet është e lindur! Kam objektiv të ngjis majën e…

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta: Dashuria për malet është e lindur! Kam objektiv të ngjis majën e…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një intervistë të dhënë sot për emisionin “Kojshia Show” të gazetarit Sadri Imeri në RTV21, ka dhënë disa detaje të pushimeve të tij, duke ndarë me teleshikuesit dhe disa nga objektivat e tij sportive që lidhen me ngjitjen në male, por dhe ato për promovimin e turizmit.

“Sivjet pas këtyre dy javëve në Prevallë kam objektiv të ngjis majën e Korabit, që është maja më e lartë e Shqipërisë. Kjo më jep një kënaqësi të veçantë, sepse dashuria për malet është e lindur, meqenëse kam lindur në malet e Skraparit. Duhet të jemi më krenar për malet tona, për bukuritë që kemi, që na i mësuan më shumë çekët, polakët dhe turistët e tjerë që t’i rivlerësojmë. Unë jam i lumtur që u jam rikthyer maleve dhe përpiqem t’i promovoj bukuritë e Shqipërisë, apo edhe të Kosovës e të rajonit”, është shprehur Meta.

Gazetari (Sadri F. Imeri): Faleminderit që pranuat ftesën zoti President! Ilir Meta, a ndihesh krenar që të gjithë shqiptarët kanë prejardhjen prej emrit tënd, domethënë ilirëve?

Presidenti Meta: Jo, emri im vjen nga prejardhja e të gjithë shqiptarëve, kështu që kjo është rruga më e saktë për të bërë interpretimin e duhur dhe padyshim që jam krenar.

Gazetari: Si po ndiheni në Prevallë?

Presidenti Meta: Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të rikthehem në Prevallë pas pushimeve që pata këtu një vit më parë. Fakti që jam rikthyer do të thotë se ndihem shumë mirë….

Gazetari: Rikthim në përrallë, siç e keni shkruar në Facebook. Çfarë do të thotë kjo?

Presidenti Meta: Po, për mua është një përrallë, sepse është një bukuri e jashtëzakonshme, me një klimë mjaft çlodhëse dhe inkurajuese. Në të gjitha drejtimet këtu njeriu, jo vetëm çlodhet, por edhe frymëzohet, edhe merr forca të reja.

Gazetari: Zoti President, këtu në Prevallë thonë që bëhet bashkimi i disa rrymave ajrore. A do të thotë kjo që nëse vijnë të gjithë liderët politikë këtu mund të bëhet edhe bashkimi i tyre?

Presidenti Meta: Padyshim, pse jo. Prevalla është në një pozicion strategjik në të gjitha drejtimet, jo vetëm të klimave apo të rrymave ajrore, por shumë pranë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjithashtu është fqinje me disa bukuri të tjera përrallore, siç është Brezovica dhe shumë të tjera.

Gazetari: Kam një kritikë për ju. Nëpër intervista Ju i përshëndesni vetëm qytetarët, neve katundarëve nuk na përmendni kurrë. A jemi pjesë e këtij vendi? “Të nderuar katundarë”, mund të thoni….

Presidenti Meta: Unë vetë jam malësor sepse kam lindur në lartësi shumë të madhe mbi nivelin e detit, në malet e Skraparit. Nëse them qytetarë kjo është pa bërë dallime të tilla sa i takon origjinës, por unë gjithmonë e kam shprehur se jam krenar që jam malësor.

Gazetari: Më kanë thënë që gjatë jetës së tij në politikë Ilir Meta nuk i ka humbur kurrë zgjedhjet. E vetmja gjë që ka humbur është pesha…

Presidenti Meta: Në politikë nuk mund të fitosh gjithmonë si në çdo fushë të jetës, pra ka edhe dështime, ka edhe humbje, por e rëndësishme është që edhe nga humbjet të mësosh për të ardhmen dhe unë jam përpjekur të mësoj, jo vetëm nga dështimet e mia, por edhe të kundërshtarëve të mi.

Gazetari: Por kryesorja është që keni humbur peshë së fundmi…

Presidenti Meta: Padyshim dhe jam shumë i lumtur. Ngjitja nëpër male, aktiviteti fizik më ndihmon shumë për këtë qëllim. I jam shumë mirënjohës Prevallës, sepse vjet pas 12 ditësh këtu, me ecje intensive, pata kënaqësinë dhe mundësinë të ngjitesha në majën e Jezercës, që është pika e dytë më e lartë e Shqipërisë dhe maja më e lartë e Bjeshkëve të Namuna.

Dhe sivjet pas këtyre dy javëve në Prevallë kam objektiv të ngjis majën e Korabit, që është maja më e lartë e Shqipërisë. Kjo më jep një kënaqësi të veçantë, sepse dashuria për malet është e lindur, meqenëse kam lindur në malet e Skraparit. Unë jam i lumtur që u jam rikthyer maleve dhe përpiqem t’i promovoj bukuritë e Shqipërisë, apo edhe të Kosovës e të rajonit.

Tags: dashuriamajemaletMeta

TË LIDHURA

Manastirliu: Organizim i ri territorial, kryeqyteti ndahet në 34 zona
Aktualitet

Manastirliu: Organizim i ri territorial, kryeqyteti ndahet në 34 zona

18:46 | 28/03/2026
PS nis rienergjizimin në Tiranë/ Rama: Nevojë për ristrukturim të kryeqytetit
Aktualitet

PS nis rienergjizimin në Tiranë/ Rama: Nevojë për ristrukturim të kryeqytetit

18:41 | 28/03/2026
Rama ultimatum kryebashkiakëve: 10 kontrata ose s’ka rikandidim
Aktualitet

Rama ultimatum kryebashkiakëve: 10 kontrata ose s’ka rikandidim

18:37 | 28/03/2026
Next Post
Meta: Beteja ime kryesore, rikthimi i sovranitetit të shqiptarëve

Meta: Beteja ime kryesore, rikthimi i sovranitetit të shqiptarëve

“Këmbanë alarmi”/ Meta thirrje të prerë Ramës dhe Bashës për krizën

“Këmbanë alarmi”/ Meta thirrje të prerë Ramës dhe Bashës për krizën

Groenlanda vlen shumë, Trump s’është i pari që po tenton ta blejë

Groenlanda vlen shumë, Trump s’është i pari që po tenton ta blejë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Manastirliu: Organizim i ri territorial, kryeqyteti ndahet në 34 zona
Aktualitet

Manastirliu: Organizim i ri territorial, kryeqyteti ndahet në 34 zona

by mirseda
18:46 | 28/03/2026
0

Drejtuesja politike e PS-së për Tiranën, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se kryeqyteti do të ndahet në...

Tragjedi në Gjermani/ 13-vjeçari vritet nga babai, plagosen nëna dhe motra

Tragjedi në Gjermani/ 13-vjeçari vritet nga babai, plagosen nëna dhe motra

18:44 | 28/03/2026
Parandalohet sulmi me bombë në Paris/ Kapet autori para aktivizimit

Parandalohet sulmi me bombë në Paris/ Kapet autori para aktivizimit

18:41 | 28/03/2026
PS nis rienergjizimin në Tiranë/ Rama: Nevojë për ristrukturim të kryeqytetit

PS nis rienergjizimin në Tiranë/ Rama: Nevojë për ristrukturim të kryeqytetit

18:41 | 28/03/2026
Botërori i përket të kaluarës, Shqipëria nis punën për miqësoren më pa vlerë në histori

Botërori i përket të kaluarës, Shqipëria nis punën për miqësoren më pa vlerë në histori

18:39 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com