Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Opozitë me kontratë të përkohshme!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Opozitë me kontratë të përkohshme!

Nga: Mero Baze

Lulzim Bashës i duhet përsëri një kontratë. Pas kontratës me vëllezërit Budina tek Teatri, sot nënshkroi kontratë me protestuesit e Unazës tek “Astiri”.

Përgjatë këtyre muajve, ai ka pasur shumë betime. Ju betua demokratëve se nuk do të ketë 30 qershor. Pastaj ju betua kryetarëve në detyrë të bashkive të PD, se nuk do dalin nga zyrat. Në fund, ju betua atyre se do t’i rikandidojë prapë kur të ketë ndonjë rast.

Pas kësaj, tani e tutje ky njeri nuk bën dot asnjë premtim pa kontratë. Në çdo shoqëri, një politikan është insitucion besimi kur flet, është mobilizues energjish njerëzore kur hidhet në aksion, është njeri që ngjall shpresë kur premton.

Përkundër këtij modeli, Lulzim Basha është institucion i gënjeshtrës kur flet, është çmobilizuesi më i madh i energjive opozitare dhe njeriu që dëshpëron më shumë opozitën.

Në këto kushte, edhe grupet më minore të dëshpëruara të opozitës, që nuk kanë çfarë humbasin dhe sikur të bëjnë sikur e besojnë, i kërkojnë firmën.

Nuk di kush ja ka këshilluar këtë gjest qesharak. Nuk besoj se është çështje këshilltarësh. Duket më shumë si një gjobë opozitarësh, që ngaqe e dinë se do t’i gënjejë, duan ta kenë me shkrim premtimin.

Nga ana tjetër, firmosja e një pakti me banorë që kanë zaptuar tokë pronarësh dhe nuk pranojnë të shpronësohen, bën qesharake dhe gjithë kauzat e PD si parti e djathtë, si dhe premtimet për ish- pronarët, duke e vulosur atë, si parti e atyre që zaptojnë toka, dhe jo atyre që kërkojnë prona.

Por kjo është e keqe për PD, jo për Lulzimin. Për Lulzimin ka filluar një erë e qeverisjes së opozitës me kontratë.

Por ndryshe nga të punësuarit që merren në punë me kontratë të përkohshme nga udhëheqës, ky është rasti i vetëm në botë, kur udhëheqësi merr me kontratë elektoratin, ngaqë nuk e beson njeri.

Pas teatrit tek Teatri, sot mori rreth 20 kryefamiljarë të organizuar nga djali i Fahriut tek Unaza. Dhe kështu do vazhdojë më tej, derisa të plotësojë numrin që i duhet si elektorat me kontratë.

Është një formë e re e të bërit opozitë, kur nuk të beson njeri. Ti merr përsipër t’i zgjidhësh hallin dhe nuk ka nevojë të bësh politikë, të kesh ideologji, apo frymë në shoqëri. Kontratë për zgjidhje hallesh me opozitën.

Pak a shumë si kontratë paramartesore, që nëse ndahesh, secili të mbajë të vetat. Dhe këta kur të shikojnë se Luli nuk do zbatojë dot kontratën, do mbajnë secili të vetat.

Luli selinë e PD, ata gërmadhat që do prishen tek Unaza.

 

Tags: bashaopozitaproteste

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Quinti, Serbia, Kosova

Quinti, Serbia, Kosova

Për thirrjen e “sinqeritë” të Ilir Metës për dialog!

Ja si pasuria miliona euroshe, transaksionet në Angli, zhdukja e floririt dhe afera e CEZ pritet të fundosin Metën

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Greqinë

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Greqinë







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar
Politikë

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

by mirseda
18:46 | 26/11/2025
0

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratuan edhe disa emërime dhe lirime nga detyra për funksionarë...

Zjarri në rrokaqiejt e Hong Kongut shkakton 13 viktima

Zjarri në rrokaqiejt e Hong Kongut shkakton 13 viktima

17:51 | 26/11/2025
BE thotë se kundërshtimi i Serbisë për Kosovën në Interpol shkel Marrëveshjen e Ohrit

BE thotë se kundërshtimi i Serbisë për Kosovën në Interpol shkel Marrëveshjen e Ohrit

17:27 | 26/11/2025
Neymar dëmtohet rëndë, Botërori vihet në dyshim

Neymar dëmtohet rëndë, Botërori vihet në dyshim

17:18 | 26/11/2025
Kurti ngushëllon familjen për humbjen e Shpat Kasapit

Kurti ngushëllon familjen për humbjen e Shpat Kasapit

17:06 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com