Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka marrë pjesë në ceremoninë ushtarake me traditë 200-vjeçare, të organizuar në Berlin, ku pjesëmarrëse ishin edhe kancelaria Merkel, bashkë me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.
Gjatë kësaj ceremonie, ish-ministrja gjermane i shprehu vlerësimet Xhaçkës për rolin e saj në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO, duke e cilësuar vendin tonë si një aleat të denjë.
“Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tuaj pasi u bëtë pjesë e tryezës së NATO. Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtar i denjë i Aleancës”, iu drejtua von der Leyen, ministres Xhaçka.
Nga ana tjetër, Merkel përshëndeti përzëmërsisht ministren Xhaçka, teksa ndoqën ceremoninë zyrtare të largimit nga detyra të Von der Leyen dhe vijimin, në postin e ministrit të mbrojtjes së Gjermanisë, të Annegret Kramp-Karrenbauer.