Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Rikthehet frikshëm dëshira e shqiptarëve për emigrim, aplikimet për azil rriten me 29% këtë vit

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rikthehet frikshëm dëshira e shqiptarëve për emigrim, aplikimet për azil rriten me 29% këtë vit

Dëshira e shqiptarëve për të ikur është rikthyer sërish e fortë në pjesën e parë të këtij viti, teksa mes krizës së tejzgjatur politike, njerëzit nuk duket se po shohin dritë për të ardhmen e tyre brenda vendit.

Të dhënat e fundit paraprake të publikuara nga AESO, Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilit, dhe të përpunuara nga Monitor, bëjnë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit kishte 10,439 kërkesa për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kërkesat për azil janë rritur ndjeshëm me 29.3%.

Vetëm në qershor kishte gjithsej nga Shqipëria 1,787 aplikime, nga të cilat 1,576 ishin për herë të parë dhe 211 ishin aplikime të përsëritura. Në raport me vendet e tjera të Ballkanit, shqiptarët mbajnë rekord në dëshirën për të ikur. Nga Serbia kishte 352 aplikime në total, nga Maqedonia e Veriut 192, nga Bosnja 122, nga Kosova 273 dhe nga Mali i Zi kishte vetëm 19 aplikime.

Në vitin 2015 u konstatua një rritje e ndjeshme e kërkesave për azil nga shqiptarët, duke arritur në total në rreth 69 mijë, nga 17 mijë vitin e mëparshëm. Më pas numri i tyre erdhi duke u ulur gradualisht, për të arritur në 19 mijë në vitin 2018 (shih grafikun: Aplikimet për azil në vendet e BE nga shqiptarët).

Por, muajt e parë të 2019-s po flasin për një rigjallërim të fortë të emigracionit, në një sinjal që duhet të shërbejë si alarm për politikëbërësit, që ta marrin seriozisht këtë dukuri dhe të kthejnë shpresën për të ardhmen e vendit. Një studim i fundit i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale gjeti se 70% e të rinjve që studiojnë në universitetet shqiptare kanë për qëllim të largohen nga vendi. Profili i ri i emigracionit pas liberalizimit të vizave ka përfshirë të gjitha grupmoshat e popullsisë, në të gjitha qytetet e vendit, duke e çuar drejt zbrazjes së shpejtë, por së fundmi, stafet e mirëkualifikuara që punojnë në kompani me vlerë të shtuar dhe paga të larta. Në vitin 2007, rreth 40% e personave me arsim të lartë donin të largoheshin nga vendi. Në vitin 2018, kjo tendencë është rritur me 13 pikë përqindje, pasi 53.7% e personave me arsim të lartë kanë pohuar se po planifikojnë të largohen nga vendi.

Shqiptarët refuzohen

Shqipëria përmendet në raportin e AESO si një nga vendet që ka ndikuar në rritjen e kërkesës nga shtetet që kanë akses të udhëtojnë pa viza në Shengen në gjysmën e parë të vitit, së bashku me Gjeorgjinë.

Kërkesat për azil janë të larta nga shqiptarët, ndonëse refuzimet për to janë të larta, teksa vendi ynë konsiderohet si i sigurt dhe për më tepër që është në proces integrimi për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Në qershor, nga 1700 vendime për herë të parë që u morën për aplikimet e shqiptarëve, 94% ishin negative, një nga normat më të larta të refuzimeve në botë.

Për periudhën janar-qershor kishte gjithsej 10,758 refuzime për aplikimet e qytetarëve shqiptarë.

Në total jane dhe 11.3 mijë raste që janë ende pezull.

Kërkesat për azil në BE rriten me 10% në gjysmën e parë 2019

Përafërsisht 337.200 aplikime janë kryer në total në BE + 1 në gjashtë muajt e parë të vitit 2019, me rritje 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas raportit të ESAO.

Në qershor, qytetarët e Sirisë, Afganistanit dhe Venezuelës vazhduan të paraqesin më së shumti kërkesa për azil, ndonëse në rënie në krahasim me muajin maj.

Në mënyrë të ngjashme, qytetarët nga Iraku, Kolumbia, Pakistani, Shqipëria, Turqia, Nigeria dhe Irani gjithashtu paraqitën një numër të konsiderueshëm aplikimesh, por në rënie në raport me majin; kjo ishte veçanërisht e vërtetë për nigerianët (- 30%) dhe iranianët (- 25%). Sidoqoftë, për pjesën më të madhe këto shtete kanë paraqitur më shumë aplikime deri më tani në 2019 në krahasim me gjysmën e parë të 2018; kjo ishte më e dukshme për shqiptarët, turqit, iranianët dhe palestinezët.

Shtetasit e vendeve të përjashtuara nga kërkesat për viza kur hyjnë në zonën Shengen kanë shënuar një numër në rritje aplikimesh. Aplikimet nga ky grup arritën një rekord të ri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, duke zënë rreth 27% të të gjitha aplikimeve të paraqitura në BE +; kjo peshë ishte vetëm 18% në të dy gjashtëmujorët e e vitit 2018. Rritja u nxit nga numri i lartë i aplikantëve nga vendet latino-amerikane, por edhe nga Gjeorgjia dhe Shqipëria. /Monitor

Tags: aplikimetazilemigrimshqiptaret

TË LIDHURA

Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare
Aktualitet

Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

21:50 | 17/06/2025
Çupi: Publiku është lodhur nga Berisha, po e zvarrit procesin zgjedhor që nga 1992
Aktualitet

Çupi: Publiku është lodhur nga Berisha, po e zvarrit procesin zgjedhor që nga 1992

21:28 | 17/06/2025
Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen
Aktualitet

Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen

21:15 | 17/06/2025
Next Post
DW: Ngritja e Memorialit, një veprim i nxituar

DW: Ngritja e Memorialit, një veprim i nxituar

Thanë që ka shtëpi super luksoze/ Reagon Sonila Meço: Komente të rënda

Thanë që ka shtëpi super luksoze/ Reagon Sonila Meço: Komente të rënda

Britania e Madhe/ Ja kush është personi që kërkon të rrëzojë kryeministrin aktual

Britania e Madhe/ Ja kush është personi që kërkon të rrëzojë kryeministrin aktual

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

DASH: Amerikan i vrarë në Ukrainë, dënohen sulmet në Kiev
Bota

DASH: Amerikan i vrarë në Ukrainë, dënohen sulmet në Kiev

by mirseda
22:50 | 17/06/2025
0

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja...

Takimi 1-orësh i Trump me këshilltarët e sigurisë, zbulohen detaje

Takimi 1-orësh i Trump me këshilltarët e sigurisë, zbulohen detaje

22:46 | 17/06/2025
“Mbappe meriton Topin e Artë, do i jepja atij katër ose pesë të tillë”

“Mbappe meriton Topin e Artë, do i jepja atij katër ose pesë të tillë”

22:24 | 17/06/2025
Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

21:50 | 17/06/2025
Lojtari i Realit: Fitojmë Botërorin e Klubeve! Rinovimi? Madridi është Madrid

Lojtari i Realit: Fitojmë Botërorin e Klubeve! Rinovimi? Madridi është Madrid

21:30 | 17/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com