Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Nuk ka më Perandori Osmane”/ Paralajmëron Ngjela: Kanë frikë nga historia e shqiptarëve

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Taksa për Serbinë/ Ngjela: Haradinaj e ka kapur demin nga brirët

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka sulmuar dhe kritikuar ashpër ndërtimin e memorialit turk tek Liqeni në Tiranë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ngjela ka cituar Haki Pashën, i cili ka thënë se “po doli në shesh historia e shqiptarëve, nuk ka më Perandori Osmane”. Sipas avokatit, jo vetëm Turqia, por edhe Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia tremben nga historia e shqiptarëve.

Ndërsa shton që Turqia po ndjen frikën e ringritjes së frymës shqiptare me ndihmën e Amerikës e Gjermanisë dhe veprimin e drejtësisë së re.

“Por, të gjithë bashkë, sidomos, duan që të frenojnë përkrahjen e madhe amerikane ndaj Shqipërisë dhe rishikimin e historisë së vërtetë të shqiptarëve. Domethënë, i tremb rishikimi i të vërtetës për të gjithë vijën historike pellazgo-iliro-arbërore, dhe i të vërtetës së pushtimit çnjerëzor turko-sllav të Shqipërisë reale.

“…Në fakt, ky do të jetë fundi absolut i pushtimit të tokave arbërore, por edhe fundi i represionit antishqiptar në tokat e pushtuara. Kjo kohë pritet të sjellë pikërisht atë që kishte frikë statisti turk Haki Pasha. Dhe, prandaj iu ka hyrë një frikë, edhe brenda Shqipërisë, të gjithë krerëve që kanë sunduar në kata 30 vjet”, shkruan mes të tjerash Ngjela.

 Postimi i plotë:

Haki Pasha, statist turk, ka thënë në fund të Shekullit të XlX- të: “po doli në shesh historia e shqiptarëve, nuk ka më Perandori Osmane”.

l.

Por, të shkruarit e vërtetë të historisë së shqiptarëve nuk rrëzonte atëherë, sikurse dhe sot, vetëm osmanët, por edhe Serbinë, edhe Malin e Zi, edhe Greqinë, edhe Maqedoninë.

Kjo është arsyeja që, dhe sot, të gjithë këta shtete kanë frikë nga historia e vërtetë e shqiptarëve. Prandaj, mos u çuditni që edhe sot, si në 150 vjet rresht, të gjithë këta shtete janë lëshuar të blejnë krerët e Shqipërisë për të kontrolluar gjendjen në Shqipëri. Sepse, që pas pavarësisë së Kosovës, po i shqetëson ngritja e frymës së shqiptarizmit kudo në Ballkanin Perëndimor.

Por, të gjithë bashkë, sidomos, duan që të frenojnë përkrahjen e madhe amerikane ndaj Shqipërisë dhe rishikimin e historisë së vërtetë të shqiptarëve. Domethënë, i tremb rishikimi i të vërtetës për të gjithë vijën historike pellazgo-iliro-arbërore, dhe i të vërtetës së pushtimit çnjerëzor turko-sllav të Shqipërisë reale.

Madje sot, shërbimet e këtyre shteteve, dhe vetë politikat e tyre, janë derdhur të blejnë edhe korpusin qëndror mediatik të Shqipërisë, edhe atë të Kosovës. Dhe shumë kanë blerë se duan që, me çdo kusht, të fitojnë luftën e tyre kundër rivlerësimit historik të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por, e kanë të pamundur ta fitojnë këtë luftë, ndonëse me ta bashkë është edhe Rusia.

ll.

Sidomos tensioni më i madh është ngritur në këto muaj e fundit, sepse po e shohin që, me triumfin e kryer të Reformës në Drejtësi nuk do të kenë më aspak terren në Shqipëri, dhe janë të trembur me reaksionin e Reformës në hapësirën arbërore. Sepse kjo reformë do ta pushtojë të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kudo ku ka shqiptarë, edhe në Serbi, edhe në Greqi, edhe në Maqedoninë e Veriut, edhe në Mal të Zi. Madje, duhet theksuar se edhe memoriali neoosman i Erdoganit dhe Ramës, i ngritur tani në Shqipëri, refleks i reaksionit aktual antishqiptar i pushtuesve të territoreve shqiptare është.

I gjithë ky reaksioni është i kuptueshëm, sepse Reforma në Drejtësi në Shqipëri pritet të krjojë patjetër reaksion zinxhir reformues në të gjithë këtë botë shqiptare në Ballkan, dhe do të fillojë realisht përmbushjen e aspiratës shekullore shqiptare për bashkimin kombëtar.

Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor ka pritur gjithmonë nga Shqipëria, por kjo ka qenë vijimisht e bllokuar nga vetë shqiptarët, krerë dhe sundues, të blerë prej fqinjëve pushtues.

lll.

Të gjithë këta, më shumë, kuptohet se i ka trembur aleanca shqiptaro-amerikane, sepse e ndiejnë që një Reformë në Drejtësi në ringritjen e shtetit shqiptar, me forcën e politikës amerikane, i këput të gjitha lidhjet e tyre në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Dhe nuk është vetëm kaq, por, si rrjedhojë, vjen edhe rishkrimi i vërtetë i historisë së Shqipërisë nga vetë influenca amerikane dhe ajo gjermane.

Në fakt, ky do të jetë fundi absolut i pushtimit të tokave arbërore, por edhe fundi i represionit antishqiptar në tokat e pushtuara. Kjo kohë pritet të sjellë pikërisht atë që kishte frikë statisti turk Haki Pasha. Dhe, prandaj iu ka hyrë një frikë, edhe brenda Shqipërisë, të gjithë krerëve që kanë sunduar në kata 30 vjet.

Tags: Memoriali turkSpartak NgjelaTurqia

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
“Aritmetika befasuese e Rilindjes”/ Tabaku flet me shifra: Ekonomia shqiptare ka ngrirë

“Çfarë po ndodh me sistemin e thesarit?”/ Tabaku: Po fshehin krimet

E ndërtuar me gurë, Sonila Meço na “fton” në shtëpinë e saj në fshatin turistik (Foto)

E ndërtuar me gurë, Sonila Meço na "fton" në shtëpinë e saj në fshatin turistik (Foto)

Zhduket 48-vjeçarja në Durrës, policia kërkon ndihmë

Sherr në mes të Durrësit, i riu plagos me thikë 59-vjeçarin

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com