21-vjeçari nga komuna e Junikut, Fluturim Gaxherri, konsiderohet viktima e parë që ka vdekur nga sëmundja e etheve të minjve. Gaxherri, afër një muaj me parë kishte marrë sëmundjen e etheve të minjve, si pasojë e konsumimit të ushqimit i cili ishte infektuar nga minjtë.
21-vjeçari fillimisht kishte vetëm temperaturë ndërsa me vonë iu përkeqësua gjendja dhe ishte shtrirë në QKUK. Ai kishte rënë në koma, ku pothuajse për një muaji nuk kishte asnjë përmirësim, ndërsa mbrëmë është njoftuar lajmi i hidhur nga familjarët për vdekjen e tij.
Vlen të theksohet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditë më parë kishte alarmuar lidhur me situatën epidemiologjike me ethet e minjve, duke bërë thirrje që ushqimet të ruhen nga minjtë. /Ekspress