Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Dokumentari i Rai 3”, Lleshaj: Kultivimi ka rënë në minimume historike

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Jep dorëheqjen”, ministri Lleshaj i përgjigjet opozitës: Këtë e vendos unë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sa i përket dokumentarit të shfaqur nga media italiane ‘Rai 3’ në lidhje me kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

Përmes një statusi në Facebook, Lleshaj i përgjigjet akuzave të PD-së në lidhje me këtë çështje, duke u shprehur se e vërteta është krejt ndryshe, nga çka paraqet mishmashi televiziv.

Sipas Lleshajt, kultivimi apo sasitë e kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapura nga vendet fqinje, kanë rënë në minimumet historike, teksa shton se monitorimet nga ajri vazhdojnë.

Postimi i plotë:

Një emision i televizionit italian “Rai 3” i pak ditëve më parë i mjaftoi opozitës që, si përherë, të nxitonte për të kërcyer tek konkluzione haluçinante, të cilat meritojnë vërtet keqardhje.

Disa histori nga e shkuara si Lazarati, kjo “markë” autentike e PD, apo edhe episode të tjera të shkuara (përzier në njē sallatë televizive sensacionale, pa asnjë vlerë dokumentare, po me synimin e vetëm audiencën e interesuar për shoë) kanë frymëzuar opozitën e plandosur jashtë-parlamentare.

Ajo ka rimarrë vrullin e një shiu vere, për të akuzuar Policinë e Shtetit dhe Qeverinë për njollat që ata vetë i kanë vënë vendit kur ishin në pushtet.

E vërteta është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian.

Falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, lufta kundër kanabisit si fenomen, është një luftë e fituar e shtetit shqiptar!

Rezultatet në këtë fushë, të konfirmuara nga monitorimi i specializuar i partnerëve italianë, janë kokëforta dhe të mirënjohura.

Kultivimi apo sasitë e kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapura nga vendet fqinje, kanë rënë në minimumet historike.

Monitorimi nga ajri vijon intensivisht, duke provuar ecurinë e shkëlqyer të përpjekjes sonë.

Ndërkohë, goditja në tokē dhe në det nga Policia e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese, është konstante dhe shkurajuese për krimin.

Rrjetet dhe organizatat kriminale që kanë vepruar në këtë fushë janë goditur rëndë në të gjitha aspektet, përfshirë edhe atë financiar.

Fenomeni ‘Kanabis’ është tanimë një histori e tē shkuarës dhe lufta kundër tij një “bast” i fituar i kësaj mazhorance. Të gjitha shifrat provojnë këtë fakt.

Fatmirësisht, autoritetet italiane e njohin shumë mirë dhe nga shumë afër, të vërtetën e luftës kundër kanabisit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer policor mes dy vendeve.

Ato kanë folur në të gjitha nivelet për këtë dhe unë besoj se do te shprehen edhe pas këtij reportazhi të Rai 3 – një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e ‘fake news’.

Tags: ‘RAI 3’DokumentariKultivimiopozitasander lleshaj

TË LIDHURA

Aksident në mes të Tiranës, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane
Aktualitet

Aksident në mes të Tiranës, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

12:14 | 28/06/2025
Ngjela: Para shtatorit priten arrestime të bujshme në politikë
Aktualitet

Ngjela: Para shtatorit priten arrestime të bujshme në politikë

11:08 | 28/06/2025
Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë
Aktualitet

Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë

11:05 | 28/06/2025
Next Post
Lulzim Basha nxjerr videon: Ja rekordet e vjedhjeve të Ramës

Lulzim Basha nxjerr videon: Ja rekordet e vjedhjeve të Ramës

Emrat/ Mblidhnin bimë mjekësore, si ranë gratë në lumin Vjosë

Emrat/ Mblidhnin bimë mjekësore, si ranë gratë në lumin Vjosë

Këto janë rastet kur kosovarët mund të marrin pasaportë shqiptare

Këto janë rastet kur kosovarët mund të marrin pasaportë shqiptare

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Aksident në mes të Tiranës, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane
Aktualitet

Aksident në mes të Tiranës, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

by mirseda
12:14 | 28/06/2025
0

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë. Siç shihet edhe në foton...

Ngjela: Para shtatorit priten arrestime të bujshme në politikë

Ngjela: Para shtatorit priten arrestime të bujshme në politikë

11:08 | 28/06/2025
Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë

Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë

11:05 | 28/06/2025
PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

10:14 | 28/06/2025
Interi beson te Esposito në sulm, Botërori përcaktues për fatin e Asllanit

Interi beson te Esposito në sulm, Botërori përcaktues për fatin e Asllanit

10:10 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com