Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha përkujton ndarjen nga jeta të figurës së njohur: U vra barbarisht

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ndahet nga jeta themeluesi i PD-së, Basha ngushëllon familjarët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot me anë të një postimi në Facebook, 31 vjetorin e vrasjes së poetit Havzi Nela.

Basha shprehet se diktatura gjakatare bëri shembull misionarin e mendimit të lirë, teksa thekson se kjo ditë duhet të jetë ditë refleksioni.

“Zëri i lirë i poetit u ngrit kundër përçudnimit të individit, kundër grabitjes së pronës, kundër zvetënimit të vlerave individuale, për hir të interesave të tarafit, kundër shkatërrimit të çfarëdolloj tradite të mirë familjare dhe atdhetare në emër të ideologjisë së klikës, e cila vjedh, helmon e kërcënon, që askush të mos bëjë zë”, shkruan Basha ndër të tjera.

Postimi i plotë:

31 vjet më parë, diktatura gjakatare vari në qytetin e Kukësit poetin, mësuesin dhe intelektualin Havzi Nela. Vrasja barbare u krye nga diktatura komuniste në agun e triumfit të demokracisë në gjysmën komuniste të Europës, me një vendim politik, me një qëllim kriminal dhe të studiuar: të bënte shembull misionarin e mendimit të lirë, intelektualin e lirë, shqiptarin që donte të kthehej aty ku i takonte, në Perëndim.

Në vendimin politik të varjes së Havzi Nelës, në dokumentacionin e varjes, në mizorinë e ekzekutimit të aktit dhe në propagandën që shoqëroi këtë turp për të gjithë shoqërinë, lexohen pengesat që hasim akoma sot për avancimin e vendit tonë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, që është në fakt rruga jonë drejt normalizimit. Aty mes rreshtave të këtij dokumenti makabër lexohen edhe detyrat që ende s’i kemi bërë, e rrjedhimisht edhe pengesat e pritshme që na dalin përpara.
Zëri i lirë i poetit u ngrit kundër përçudnimit të individit, kundër grabitjes së pronës, kundër zvetënimit të vlerave individuale, për hir të interesave të tarafit, kundër shkatërrimit të çfarëdolloj tradite të mirë familjare dhe atdhetare në emër të ideologjisë së klikës, e cila vjedh, helmon e kërcënon, që askush të mos bëjë zë.
Dita e sotme duhet të jetë një ditë refleksioni për të gjithë. Turpi kombëtar dhe ndërkombëtar që ne si shoqëri regjistruam 10 gushtin e 1988-s, kur lejuam në heshtje dhe kokulur varjen me vendim partie të një poeti, kur pranuam të depersonalizuar dhe në tradhti të rëndë ndaj dinjitetit personal dhe kombëtar që banda gjakatare ta bënte shembull kujtimin e tij rrugëve të Kukësit, dhe kur gjithçka e justifikuam me vendime të nënshkruara nga baballarët politikë dhe biologjikë të krerëve të bandës aktuale që prapë shtyp, vjedh dhe dhunon Kukësin dhe mbarë Shqipërinë, ky turp duhet të na skuqë përditë, derisa pendesën dhe reflektimin ta tregojmë me vepra!
Përsëritja do e zhyste shoqërinë tonë në fatalitet, do na rreshtonte përfundimisht në ato bashkësi të destinuara të mos mësojnë nga historia e tyre e rrjedhimisht të gllabërohen nga spiralja e ndëshkimit dhe e zhbërjes. Kam bindjen se një shoqëri vitale si e jona nuk ka për t’u ndalur vetëm në evokimin e turpit të 10 gushtit të 1988-s. Poeti Havzi Nela është therori që do na ndihmojë ta kapërcejmë pengesën që po hasim në tejkalimin e tranzicionit drejt një shoqërie demokratike europiane.

Flijimi barbar i poetit që i këndonte lirive të Perëndimit, na kujton se metastazat e klikës së avazeve dhe metodave të despotizmit gjakatar oriental që na sundonte në 1988-n, janë mes nesh e janë përhapur, duke shfrytëzuar brishtësinë e tranzicionit. Beteja deri në fitoren e idealit të një shoqërie të lirisë dhe dinjitetit individual është beteja për të drejtën, është edhe pendesa dhe reflektimi i amanetit të Havzi Nelës. Librat e shenjtë na rrëfejnë se duhet të ndjekim të drejtën, pa reshtur, pa mëdyshje, pa u lodhur.

Në këtë vigjilje të së Kremtes së Sakrificës, s’ka akt më kuptimplotë sesa të nderojmë kujtimin dhe sakrificën sublime të Havzi Nelës, këtij apostulli të demokracisë shqiptare, dhe të zotohemi se sakrifica e tij nuk do të shkojë dëm!

Tags: havzi nelalulzim bashapërkujtonPoeti

TË LIDHURA

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë
Aktualitet

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

18:03 | 07/01/2026
Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë
Aktualitet

Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

17:54 | 07/01/2026
Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra
Aktualitet

Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra

17:37 | 07/01/2026
Next Post
Salvini po e vendos Italinë në një kurs përplasjeje me Evropën

Salvini po e vendos Italinë në një kurs përplasjeje me Evropën

“Dako non grata në SHBA”/ Braçe: Askush nuk i shmanget hetimit

“Dako non grata në SHBA”/ Braçe: Askush nuk i shmanget hetimit

Rikthimi i dekreteve nga presidenti, Braçe: Si do veprojmë

Rikthimi i dekreteve nga presidenti, Braçe: Si do veprojmë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura
Bota

Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura

by mirseda
18:54 | 07/01/2026
0

Shtëpia e Bardhë ka reaguar sërish lidhur me çështjen e Greonlandës dhe diskutimet e përfolura. “Administrata Trump...

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

18:03 | 07/01/2026
Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

17:54 | 07/01/2026
Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra

Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra

17:37 | 07/01/2026
Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

16:49 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com