Zv.kryeministri Erjon Braçe ka komentuar vendimin e bërë publik nga DASH, i cili i ndalon hyrjen Vangjush Dakos dhe familjes së tij në SHBA.
Në një deklaratë për mediat, Braçe u shpreh në mënyrë të tërthortë se kushdo që është nën akuzë duhet të hetohet e gjykohet sipas ligjit.
I pyetur nëse do ketë ndonjë vendim politik nga ana e Partisë Socialiste, në lidhje me këtë çështje ai u përgjigj:
“Unë e kam thënë vazhdimisht, çdo akuzë e ngritur nga dakos e gjithkujt tjetër, edhe anëtarë të kryesisë së PS, apo jo, apo kryetarë të partive politike si është njëri nga kryetarët e opozitës, apo nën të, duhet të hetohet dhe të gjykohet si e parashikon ligji. Askush nuk mund ti shmanget hetimit e gjykimit ne as kemi ndërmend të hyjmë në këtë proces, secili do të përballet individualisht në përputhje me ligjin në proces të drejtë e të barabartë. Por kur përdor imunitetin për ti ikur drejtësisë, si ka ndodhur, e kemi çështje të pazgjidhura në gjykatë e janë materializuar vjedhje me miliona euro nuk ka më, secili duhet të përballet atje”.