Fotoja e një foshnjeje të braktisur në fshatin SOS, u bë kryefjala e rrjeteve sociale gjatë ditës së djeshme, në vendin tonë.
Lajmi u bë i ditur nga një zonjë e cila kishte postuar edhe foton e djalit të vogël, që ushqehej me biberon nga gruaja që e kishte gjetur.
Sipas zonjës që e ka gjetur, fëmija ishte braktisur në derën e shtëpisë së saj, në gjendje shumë të rëndë.
“Tiranë nga një mikja ime….e hedhur në derën e shtëpisë së saj fëmija ishte nxirë dhe gati po ndërronte jetë nga mosushqyerja, pasi e mori, i dha qumësht dhe ai filloi ta marrë veten, tani ndodhet në urgjencën e Tiranës”, shkruhet në postimin e bërë viral në Facebook.
Aktualisht foshnja, fatmirësisht në një gjendje të mirë shëndetësore, është strehuar në shtëpinë e fshatit SOS.
Postimi i plotë:
Ky femije (mashkull) eshte gjetur sot ne
Tirane nga nje mikja ime….e hedhur ne deren e shtepise se saj femija ishte nxire dhe gati po nderronte jete nga mos ushqyerja ? pasi e mori i dha qumesh dhe ai filloj ta mare veten, tani ndodhet ne urgjencen e Tiranes….dhe nje kafshe te tentosh tja maresh foshnjen te shqyen…..Ne cvend po jetojme? Ne cfare jemi shnderruar?!
O Zot na drejto!!!!
(Per shkak hetimesh..shenja gishterinjsh etj…nuk lejohet te levizet nga vendngjarja ndaj zonja e ka ushqyer aty ku ishte)