Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Të pasurit dhe të varfrit, ç’mendojnë shqiptarët për pabarazinë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Të pasurit dhe të varfrit, ç’mendojnë shqiptarët për pabarazinë

Hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është rritur më tej në vitin 2018. Një anketë e zhvilluar njëkohësisht në të gjitha vendet e rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka evidentuar se 85% e shqiptarëve mendojnë se pabarazia është rritur. Përgjithësisht vendet në zhvillimin të Europës, por sidomos ato të Ballkanit Perëndimor që vuajnë nga sindroma të njëjta të korrupsionit dhe mosfunksionimit të demokracisë kanë nivele të larta të pabarazisë.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e kanë perceptuar pabarazinë në nivele të larta, pasi 85% e të anketuarve kanë pohuar se fenomeni është rritur në vitin 2018.

Në Serbi, 83% e qytetarëve pohuan se pabarazia është rritur gjatë vitit 2018, ndërsa në Bosnjë 78% e të anketuarve pohuan se pabarazia ishte në rritje vitin e fundit. Në këto nivele ishte edhe perceptimi i të anketuarve në Malin e Zi.

Kosova paraqitet në nivele disi më të kënaqshme, pasi vetëm 67% e qytetarëve të saj mendojnë se pabarazia është rritur më tej në vitin e fundit. Indeksi global e mat pabarazinë me hendekun që krijohet ndër vite ndërmjet 20 përqindëshit më të ardhura të larta të popullsisë me 20 përqindëshin me të ardhura të ulëta.

Hendeku ndërmjet këtyre kategorive duket se po zgjerohet. Pak kohë më parë, Eurostat evidentoi se, pabarazinë më të lartë në kontinent në vitin 2017 e kishin Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Spanja. Mënyra se si të ardhurat dhe pasuria shpërndahen në shoqëri përcaktojnë shkallën në të cilën individët kanë qasje të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare.

Sipas vrojtimeve të brendshme të kryera nga INSTAT, në vitin 2018 pasuria, burimet dhe mundësitë ekonomike janë më të përqendruara në zonat urbane, pasi 30% e familjeve në zonat urbane janë në kuintilin më të lartë të pasurisë, krahasuar me vetëm 5% të familjeve në zonat rurale. Në anën tjetër, vetëm 5% e familjeve në zonat urbane janë në kuintilin më të ulët, krahasuar me 42% të familjeve në zonat rurale, të cilat gjenden në kuintilin më të ulët të pasurisë.

Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë, siç tregohet nga koeficienti Gini, ndryshon dukshëm në prefektura, nga 0.06 në Durrës dhe 0.11 në Vlorë në 0.19 në Elbasan dhe 0.26 në Dibër. Vrojtimi i INSTAT gjeti se të gjitha familjet kanë televizor (98%), telefona celularë (97%), frigoriferë (96%), makina larëse (94%). 54% e familjeve në zonat urbane dhe 28% në zonat rurale kanë kompjuterë. /Monitor

Tags: pabarazipasurshqiptaretvarfër

TË LIDHURA

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve
Politikë

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Next Post
Shtëpia e Bardhë thërret përfaqësuesit e kompanive teknologjike

Shtëpia e Bardhë thërret përfaqësuesit e kompanive teknologjike

DW: Shqipëria, rebusi që pret Gjykatën Kushtetuese ta zgjidhë

DW: Shqipëria, rebusi që pret Gjykatën Kushtetuese ta zgjidhë

Meta mesazh të fortë opozitës/ I kujton rastin e Serbisë: U përball, i vuri prangat Millosheviçit

Meta mesazh të fortë opozitës/ I kujton rastin e Serbisë: U përball, i vuri prangat Millosheviçit







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com