Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrau pronarin e lokalit në plazh, zbulohen bëmat e “të fortit” të Vlorës. I kapur me armë dhe…

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vrau pronarin e lokalit në plazh, zbulohen bëmat e “të fortit” të Vlorës. I kapur me armë dhe…

Vrau pronarin e lokalit, autori person me disa precedentë të rëndë kriminalë. Përcillet për në banesën e fundit pronari i lokalit të vrarë në plazh, ende asnjë i arrestuar nga të dyshuarit.

Eduart Xhezo qëlloi me 6 plumba mbi Arben Beqirajn, pasi kishte shkuar të sqaronte konfliktin që 49-vjeçari kishte pasur me një të afërm të tij për xhiron me kalë para shezlongëve. 34-vjeçari i ka kërkuar llogari Beqirajt pse ka kërkuar që të mos kalonte më me kalë, duke i thënë se bregu i detit ishte për të gjithë, dhe jo pronë private. Pak orë para ngjarjes, pronari i lokalit në zonën e Plazhit të Vjetër, kishte debatuar për këtë fakt me një prej bashkëpunëtorëve të Xhezos.

PRECEDENTËT

Përveç ngjarjes së vitit 2005, Eduart Xhezo rezulton person i ndaluar nga Policia për armë në vitin 2017, ndërsa në fillim të këtij viti është arrestuar për trafikim droge. Për kapjen me pistoletë, Xhezo çuditërisht ia ka hedhur duke u dënuar me shërbim prove për 5 vite. Po, në mënyrë të çuditshme pas arrestimit më 23 janar 2019, si i dyshuar bashkë me një tjetër person për tentativën e trafikimit të 1.3 tonë kanabis sativa në drejtim të Italisë, gomonia u bllokua në grykëderdhje ne Vjosës.

Fillimisht, mjeti lundrues u evidentua në det dhe gjatë ndjekjes nga Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanza trafikantët u detyruan të ktheheshin në grykëderdhjen e Vjosës, aty ku braktisën mjetin lundrues dhe u fshehën në zonën e pyllëzuar. Por, një ditë më pas, Policia vuri në pranga Xhezon bashkë me një 39- vjeçar të dyshuar si autor dhe posedues të lëndës narkotike. Por, pavarësisht të gjitha këtyre, 34-vjeçari Xhezo ka vijuar të gëzojë liri të plotë, madje duke lëvizur dhe me armë në brez.

GJYQTARËT

Gjykata e Lartë, shkalla më e lartë e sistemit gjyqësor në vend, është bërë shpesh shkak për dënime të lehta për ngjarje të rënda. I tillë është dhe rasti i Eduart Xhezos. 34-vjeçari u dënua fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me 9 vite e 4 muaj për burg pasi plagosi dy persona me kallashnikov, në një ngjarje të ndodhur në fund të vitit 2005 në qytetin bregdetar. Një vendim i tillë u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit në Vlorë. Por, gjithçka ndryshoi me dërgimin e çështjes në Gjykatën e Lartë.

Me relator Shkëlzen Selimin dhe anëtar të trupës gjykuese Gani Dizdarin, Aleksandër Musakajn, Edmond Islamajn dhe Artan Zenelin, në nëntor të vitit 2012, prishën pjesërisht vendimin e gjykatave të Vlorës, duke e dënuar Xhezon me 2 vite burg për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Përveç Aleksandër Musakajt, i cili nuk pranoi t’i nënshtrohej vetingut duke pranuar që të largohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, të gjithë anëtarët e tjerë të Gjykatës së Lartë që morën këtë vendim, janë shkarkuar gjatë kontrollit të figurës së tyre. Ngjarja për të cilën Xhezo u dënua me vetëm 2 vite burg si përfundim, ka ndodhur në dhjetor 2005. I riu në atë kohë ishte tregtar zarzavatesh me shumicë, profesion që e ushtronte bashkë me familjen e tij.

Më 9 dhjetor 2005, Xhezo u konfliktua me dy persona, atë e bir, për çmimin e shitjes së një sasie patatesh. Gjatë sherrit, ai goditi Klodjan Ramën me një gur peshoreje në kokë. Pas largimit të babë e bir, Xhezo ka vijuar të qëndrojë në treg.

Ndërkohë pak kohë më pas në treg ka parë që të shkonte vëllai i Klodjan Ramës dhe duke kujtuar se kishte shkuar për t’u hakmarrë, ka marrë një armë kallashnikov që kishte në magazinë dhe ka qëlluar në drejtim të një furgoni ku ndodhej Kreshnik Rama dhe Bledar Mustafai, duke lënë këtë të fundit të plagosur lehtë./ Panorama

Tags: Arben BeqirajnEduart XhezoPlazhit të Vjetërvlore

TË LIDHURA

“Lufta dëmtoi Turqinë e Dubain”/ Edi Rama: Turistët do t’i marrim ne, vijojnë projektet në bregdet
Kryesore

“Lufta dëmtoi Turqinë e Dubain”/ Edi Rama: Turistët do t’i marrim ne, vijojnë projektet në bregdet

18:24 | 09/04/2026
Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi lëvizëse
Aktualitet

Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi lëvizëse

18:11 | 09/04/2026
“9 vende veto ndaj Shqipërisë?”/ Edi Rama: Është barsoletë
Kryesore

“9 vende veto ndaj Shqipërisë?”/ Edi Rama: Është barsoletë

18:06 | 09/04/2026
Next Post
Nga lepuri tek fajkoi, ja cilat janë 10 kafshët më të shpejta në botë!

Nga lepuri tek fajkoi, ja cilat janë 10 kafshët më të shpejta në botë!

Rama vijon ‘kërcënimet’, u tregon vendin ‘trimave’: Do paguani shumëfish

Rama vijon 'kërcënimet', u tregon vendin 'trimave': Do paguani shumëfish

“Rama është një grabitës psikik”/ Basha: Dje u miratua një vjedhje spektakolare

Basha akuza të rënda ndaj Ramës: Ortakëri me mafien kroate, do të fitojë 10 mln euro në vit







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Hormuzi, Rutte “porosi” vendeve të NATO-s
Bota

Hormuzi, Rutte “porosi” vendeve të NATO-s

by mirseda
20:24 | 09/04/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka informuar disa kryeqytete se Presidenti, Donald Trump, dëshiron angazhime...

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët

20:17 | 09/04/2026
Luis Diaz i shpreh dashurinë Bayernit: Kalimi te kjo skuadër, zgjedhja e duhur

Luis Diaz i shpreh dashurinë Bayernit: Kalimi te kjo skuadër, zgjedhja e duhur

20:06 | 09/04/2026
Vodhi vezën Fabergé dhe orën luksoze në Soho, hajduti dënohet me mbi 2 vjet burg

Vodhi vezën Fabergé dhe orën luksoze në Soho, hajduti dënohet me mbi 2 vjet burg

19:51 | 09/04/2026
Nga 10 prilli hyn në fuqi sistemi i hyrje-daljes në 29 vendet e Shengenit

Nga 10 prilli hyn në fuqi sistemi i hyrje-daljes në 29 vendet e Shengenit

19:41 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com