Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Putin: Nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë raketa bërthamore, Rusia do përgjigjet

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Putin: Nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë raketa bërthamore, Rusia do përgjigjet

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia do të përgjigjet me masa të njëjta, nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë raketa bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme, pas daljes nga traktati kryesor i kontrollit të armëve bërthamore. “Nëse Rusia merr informacion të besueshëm, se Shtetet e Bashkuara përfundojnë zhvillimin e këtyre sistemeve dhe fillojnë t’i prodhojnë ato, Rusia nuk do të ketë mundësi tjetër, përveç se të angazhohet në një përpjekje në shkallë të plotë, për të zhvilluar raketa të ngjashme”, tha Putin përmes një deklarate.

Vërejtjet e Putin-it erdhën pasi Shtetet e Bashkuara, më 2 gusht, u tërhoqën zyrtarisht nga Traktati i Forcave Bërthamore (INF), që u nënshkrua nga ish-presidenti i SHBA-së, Ronald Reagan, dhe lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev në vitin 1987. Rusia kishte pezulluar më parë pjesëmarrjen e saj në traktat, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, më 1 shkurt, njoftoi se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të tërhiqen nga traktati.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja e kanë akuzuar Rusinë për shkelje të paktit. Moska i mohoi pretendimet dhe i akuzoi Shtetet e Bashkuara se dëshirojnë të braktisin paktin, në mënyrë që të mund të fillojë një garë e re për armët. Putin tha se është thelbësore që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të rifillojnë bisedimet për kontrollin e armëve, për të parandaluar atë që ai e përshkroi si një garë të “pandërprerë” të armëve.

“Për të shmangur kaosin pa rregulla, kufizime ose ligje, ne duhet të peshojmë edhe një herë të gjitha pasojat e rrezikshme, dhe të fillojmë një dialog serioz dhe domethënës”, tha Putin. Presidenti Trump më 2 gusht u tha gazetarëve se do të donte të krijonte një marrëveshje të re me Rusinë, që do të zvogëlonte të gjitha armët bërthamore. Ai tha se marrëveshja ndoshta do të përfshijë edhe Kinën. Pekini është përgjigjur duke thënë se “në asnjë mënyrë nuk do të pajtohej ta bënte Traktatin shumëpalësh”. /Rel

Tags: putinraketa berthamorerusiaSHBA

TË LIDHURA

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika
Bota

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez
Bota

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina
Bota

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025
Next Post
Serbia i dorëzon Gjykatës “Shkupi1” kërkesën për ekstradimin e Morinës

Serbia i dorëzon Gjykatës “Shkupi1” kërkesën për ekstradimin e Morinës

Meta: 18 tetori po afron, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Meta: 18 tetori po afron, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Ambasada Amerikane: Mësoni se si vetingu do sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit

Ambasada Amerikane: Mësoni se si vetingu do sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve
Kosovo

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve

by mirseda
22:50 | 02/09/2025
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të...

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com