Mediat e huaja kanë publikuar momentin e sulmit të tmerrshëm në Ohio, të SHBA-së, ku mbetën të vdekur 9 persona.
Në video duken momentet e panikut që ka krijuar 24-vjeçari, Connor Betts, teksa qëllon me breshëri plumbash mbi dhjetëra persona.
Ai ndodhej në vendngjarje së bashku dhe shokun e tij, që mbeti i plagosur, dhe me motrën e tij, 22-vjeçaren Megan, e cila vdiq nga plumbat.
24-vjeçari u vra nga forcat e policisë pasi nuk ndalonte breshërinë e plumbave duke rrezikuar jetën e njerëzve përreth. CNN raporton se shoku i tij nuk ishte në dijeni të planit të tij që la 26 persona të plagosur dhe 9 të vdekur.
Autori i krimit ishte i veshur me jelek antiplumb dhe nuk dihen shkaqet pse qëlloi mbi personat jashtë barit.