Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama, se në vjeshtë do të dërgojë në Kuvend një ligj të ri për mbrojtjen dhe administrimin e vijës bregdetare, ka ardhur edhe reagimi i ish-presidentit Bujar Nishani.
Përmes një postimi në Facebook, Nishani shprehet se kjo deklaratë është një propagandë e shpifur që bëhet me qëllimin për të grabitur bregun e detit.
“Tani, ky kërkon t’ju mbushë mendjen shqiptarëve se do të “vendosë kontrollin e tij mbi abuzimin” !!!! Mashtrim i paskrupullt në interes të hajdutërisë”, shkruan ai në postimin e tij.
Sipas Nishanit, kryeministri Rama po përgatitet që me parlamentin monist ta grabisë me gjoja ligj pasurinë e bregut, e t’ia falë atë oligarkëve që blejnë votat për regjimin kusar.
Reagimi i Bujar Nishanit:
Deklaratat e Edi Ramës për administrimin e vijës bregdetare një propagandë e shpifur në interes të një kurthi të ri për ti mashtruar shqiptarët dhe për të grabitur pronën më me vlerë të vendit, Bregun e Detit.
Vija bregdetare, Velipoja, Durrësi, Vlora, Saranda kanë 20 vite që janë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës dhe partisë së tij.
Tani, ky kërkon t’ju mbushë mendjen shqiptarëve se do të “vendosë kontrollin e tij mbi abuzimin” !!!!
Mashtrim i paskrupullt në interes të hajdutërisë !
Rregjimi mafioz po pregatitet që me parlamentin monist ta grabisë me gjoja ligj pasurinë e bregut e t’ja fal atë oligarkëve që blejnë votat për rregjimin kusar.
Shqiptarët ti ndalojnë sa më parë kusarët e gjithshkaje.