Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shqetësime për sigurinë pas daljes së SHBA-së nga traktati me Rusinë

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Shqetësime për sigurinë pas daljes së SHBA-së nga traktati me Rusinë

Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga traktati për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF) me qëllim për të zhvilluar raketat e veta të reja, pasi Rusia refuzoi të shkatërronte raketat e reja për të cilat NATO thotë se bien ndesh me paktin.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeoi tha se Rusia mban përgjegjësi për prishjen e traktatit pasi Moska nuk respektoi marrëveshjen, megjithë paralajmërimet e përsëritura. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, sjell më shumë hollësi mbi fundin e traktatit historik. Në dhjetor të vitit 1987 Presidenti Ronald Reagan priti në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësin sovjetik Mikhail Gorbaçov, me një ceremoni që u bë simbol i një epoke të re mes dy superfuqive.

“Rëndësia e këtij traktati i tejkalon shifrat. Kemi përdorur urtësinë e një parimi të vjetër rus. Zoti Sekretar i Përgjithshëm, jam i sigurt që e dini mirë, megjithëse mund t’ju tingëllojë e vështirë kur e shqiptoj unë, parimi është Dovyai no Provyai, Beso por Kontrollo”. Por disa ekspertë të politikave të jashtme dhe mos-përhapjes së armëve bërthamore druhen se braktisja e traktatit mund të çojë drejt një faze të re më pak të sigurt. Geoff Wilson është me Qendrën për Kontrollin e Armëve dhe Mospërhapjen.

“Ideja që tani Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të prodhojnë armë të reja për të frenuar Rusinë, në këtë mënyrë është vërtetë destabilizuese. Ronald Reagan dhe Gorbaçov e kuptuan se kjo ishte ide e keqe. Ata përjashtuan ato lloj armatimesh nga arsenali sepse e kuptuan se ishin të rrezikshme dhe destabilizuese për paqen në Evropë”. Ekspertë të tjerë thonë se evropianët, të cilët janë brenda zonës së veprimit të raketave ruse me rreze të mesme, druhen se kjo mund të çojë në dështimin e një traktati më të rëndësishëm, “New Start Treaty” që skadon në fillim të vitit 2021. Mark Simakovsky është me Këshillin e Atlantikut.

“Ata janë të shqetësuar rreth së ardhmes së kontrollit të armëve sepse shohin një president në Shtëpinë e Bardhë dhe një këshilltar sigurie (John Bolton) që janë skeptikë ndaj negociatave dhe marrëveshjeve tradicionale për armët bërthamore.” Presidenti Trump tha për Zërin e Amerikës se shpreson se do të ketë një traktat të ri.

“Rusia do të donte të bënte diçka për një traktat të ri bërthamor dhe kjo është e pranueshme nga unë. Ata do të duan të bëjnë diçka, dhe po ashtu dua edhe unë”.
Por edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara shprehu shqetësim. “U kërkoj Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse që të zgjasin marrëveshjen e quajtur “New Start” për të siguruar stabilitet dhe kohë për të negociuar masat e ardhshme për kontrollin e armëve.” Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një muaj më parë ligjin për pezullimin e pjesëmarrjes së vendit të tij në traktatin INF, pesë muaj pasi administrata e Presidentit Trump njoftoi synimet e saj për të dalë nga pakti. /VOA

Tags: rusiSHBAshqetësimesiguri

TË LIDHURA

SHBA dërgoi aeroplanmbajtësen në Karaibe, Maduro akuzon: Amerika po sajon luftë të re!
Bota

SHBA dërgoi aeroplanmbajtësen në Karaibe, Maduro akuzon: Amerika po sajon luftë të re!

08:25 | 25/10/2025
U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian
Bota

U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian

08:22 | 25/10/2025
Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro
Bota

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

22:28 | 24/10/2025
Next Post
Ç’po ndodh me Greqinë? Tjetër tërmet trondit shtetin fqinj

Ç’po ndodh me Greqinë? Tjetër tërmet trondit shtetin fqinj

Adoleshenti i jep fund jetës duke u helmuar

Adoleshenti i jep fund jetës duke u helmuar

I jep lamtumirën skuadrës, një mbrojtës largohet nga Tirana

I jep lamtumirën skuadrës, një mbrojtës largohet nga Tirana







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025




TË FUNDIT

“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor
Politikë

“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

by mirseda
11:38 | 25/10/2025
0

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Berlini shakanë që bëri me Macron për Presidentin e SHBA-ve Donald Trump....

Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

10:37 | 25/10/2025
SHBA dërgoi aeroplanmbajtësen në Karaibe, Maduro akuzon: Amerika po sajon luftë të re!

SHBA dërgoi aeroplanmbajtësen në Karaibe, Maduro akuzon: Amerika po sajon luftë të re!

08:25 | 25/10/2025
U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian

U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian

08:22 | 25/10/2025
Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

22:28 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com