Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Nga apartamenti në mes të Tiranës te.., çfarë e “fundosi” Zaganjorin

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nga apartamenti në mes të Tiranës te.., çfarë e “fundosi” Zaganjorin

Në Shqipëri, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi sot shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, pasi gjeti probleme lidhur me pasuritë e deklaruara prej tij. Zoti Zaganjori nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme. Vendimi erdhi një vit pasi kreu i Gjykatës së Lartë u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht dyshimeve që ishin ngritur ndaj pasurive të tij edhe në këtë Komision.

Ankimimi ndaj qëndrimit të tij në detyrë u bë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, pas të cilit Komisioneri publik, ju drejtua KPA-së. Kjo e fundit zhvilloi disa seanca, gjatë të cilave zoti Zaganjori dorëzoi dhe të dhëna të tjera shtesë. Por në përfundim të procesit, trupa gjyqësore vlerësoi se Kryetari i Gjykatës së Lartë ka bërë deklarime të pasakta, dhe se ka mungesë të burimeve të ligjshme financiare lidhur me pasuritë e tij, një apartament në qendër të Tiranës, një mjedis për zyrë, një bodrum dhe një dyqan, një apartamente në Durrës, apo dhe për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve të tij si dhe mos pagesat e detyrimeve ndaj shtetit për qeratë e perfituara.

Gjykata e Lartë, sipas një ndryshimi ligjor të vitit 2013 duhet të ketë 19 anëtarë. Ligji e rriti me 5 numrin e gjykatësve të saj, por përplasjet politike mes shumicës dhe ish presidentit Nishani, bënë që anëtarët shtesë të mos zgjidheshin asnjëherë. Përpara nisjes së Vettingu-t, 5 nga gjykatësit e Lartë dhanë dorëheqjen, pasi kishin mbushur vitet e mandatit në detyrë, ndonëse ligji parashikon se ata mund të qëndrojnë deri në momentin e zëvendësimit.

Mes 9 anëtarëve të mbetur, vetëm 4 prej tyre i rezistuan fazës së parë të Vettingut, por më pas, gjyqtari Edmond Islamaj, dhe sot zoti Zaganjori u rrëzuan nga KPA-ja. Nga dy të mbeturit, Mehdi Bici, u largua pasi u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe në Gjykatë ka mbetur vetëm gjyqtari Ardian Dvorani.

Që prej vjeshtës së viti të kaluar, Gjykata e Lartë praktikisht ka qenë jashtë funksionit duke kryer vetëm detyrimet emergjente për raste ekstradimesh dhe transferimesh jashtë vendit të personave të padënuar. Por prej disa muajsh ajo nuk mund të kryente dot më as këto funksione. Për këtë arsye, dhe për të tejkaluar ngërçrin problematik të krijuar, pak ditë më parë Këshilli i Lartë Gjyqësor, përmes një vendimi të pazakontë zgjodhi të caktojë “për çështje të veçanta, përmes shortit, gjyqtarë të Gjykatave të Apelit, të cilët plotësojnë kriterin kushtetues të përvojës minimale në profesion për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, pra tëpaktën 13 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit, përveç edhe qënien e tyre të konfirmuar në detyrë në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar”./VOA

Tags: fundosigjykata e larteshkarkimiXhezair Zaganjori

TË LIDHURA

Kuvendi drejt televizionit të vet: Gati 1 miliardë lekë për studio, AI dhe platformë mediatike
Aktualitet

Kuvendi drejt televizionit të vet: Gati 1 miliardë lekë për studio, AI dhe platformë mediatike

13:55 | 20/01/2026
“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit
Politikë

“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit

13:36 | 20/01/2026
Gogu: E presim opozitën deri në sekondën e fundit, por…
Politikë

Gogu: E presim opozitën deri në sekondën e fundit, por…

13:28 | 20/01/2026
Next Post
Në Tiranë po shembet Shqipëria, jo teatri

Teatri si festë...

Detaje/ Kush është i riu shqiptar që u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu

Detaje/ Kush është i riu shqiptar që u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu

Takim me dyer të mbyllura, çfarë i kërkoi ministri turk Ramës?

Takim me dyer të mbyllura, çfarë i kërkoi ministri turk Ramës?







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Lavrov nxjerr bllof Trumpin: Rusia nuk ka lidhje me Groenlandën!
Bota

Lavrov nxjerr bllof Trumpin: Rusia nuk ka lidhje me Groenlandën!

by mirseda
14:30 | 20/01/2026
0

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka larguar pak vëmendjen nga Forumi Ekonomik Botëror që po...

Kuvendi drejt televizionit të vet: Gati 1 miliardë lekë për studio, AI dhe platformë mediatike

Kuvendi drejt televizionit të vet: Gati 1 miliardë lekë për studio, AI dhe platformë mediatike

13:55 | 20/01/2026
“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit

“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit

13:36 | 20/01/2026
Gogu: E presim opozitën deri në sekondën e fundit, por…

Gogu: E presim opozitën deri në sekondën e fundit, por…

13:28 | 20/01/2026
Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: Erdhëm me idenë se do kishte reflektim

Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: Erdhëm me idenë se do kishte reflektim

13:22 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com