Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Aksione të befasishme në gjithë Tiranën, policia arreston 5 persona

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Operacioni “Invest”, një 33-vjeçari i sekuestrohen mbi 700 mijë euro pasuri

Policia ka vënë në pranga 5 persona, në kuadër operacionit për për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave në kërkim dhe atyre për vepra të ndryshme penale.

Gjatë këtyre ditëve, policia ka zhvilluar kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit, për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që kryejnë vjedhje apo vepra të tjera penale.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave në kërkim dhe atyre për vepra të ndryshme penale.

Kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që kryejnë vjedhje apo vepra të tjera penale.

Gjatë kontrolleve të kryera dhe nga informacione të siguruara nga ana e Seksionit të Kërkimit dhe Operacioneve Speciale në rrugë operative, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim S. D., banues në Tiranë, për veprat penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar për të urdhër ndalimi, sepse ky shtetas ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë të caktuar me shërbim, gjatë protestës së banorëve në zonën e Astirit.

Bie në prangat e punonjësve të Komisariatit nr. 5 për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi I. Gj.,34 vjeç banues në Kamzë, pasi më datë 05.07.2019 së bashku me 3 persona të tjerë ka kundërshtuar dhe goditur dy punonjës Policie, të cilët po kryenin shërbimin në një nga zonat  e Bathores. Punonjësit e policisë kishin shkuar për të mbyllur lokalin për shkak të orës së vonë, por ky person së bashku me 3 të tjerë tashmë të arrestuar kanë goditur dhe penguar punonjësit e policisë të kryenin detyrën.

Nga shërbimet e Komisariatit nr. 6 arrestua në flagrancë shtetasi R. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme në firmën ku ky shtetas ishte punonjës, si pasojë e shpërthimit të një transformatori elektrik gjeti vdekjen person dhe u plagosën dhe dy të tjerë.

Në vijim të goditjes së paligjshmërisë, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3, për veprën penale “Mashtrimi” shtetasi J. B., 42 vjeç banues në Tiranë, pasi ky shtetas kishte përvetësuar me anë të mashtrimit një sasi parash nga një person tjetër.

-Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi maqedonas T. S.,48 vjeç, për veprën penale “ Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga menaxheri i një qendre tregtare ku ky shtetas ka tentuar të vjedhë veshje të ndryshme.

Tags: arrestonkontrollepoliciate befasishme

TË LIDHURA

Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

13:26 | 03/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Një incident me përplasje fizike ka ndodhur mes adoleshenteve në qendër të Tiranës.
Aktualitet

Një incident me përplasje fizike ka ndodhur mes adoleshenteve në qendër të Tiranës.

12:39 | 03/06/2025
Next Post
Braçe jep ultimatumin: Largim nga administrata për nëpunësit e përfshirë në akte dhune

Bllokimi i zyrave të pushtetit vendor nga demokratët, Braçe: Për çdo idiot…

Rama publikon videon e Jusuf Vrionit: Teatri si ndërtesë duhet…

Rama publikon videon e Jusuf Vrionit: Teatri si ndërtesë duhet...

Një person humbi jetën nga shpërthimi i transformatorit , arrestohet inxhinieri

Një person humbi jetën nga shpërthimi i transformatorit , arrestohet inxhinieri

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

by mirseda
13:26 | 03/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut-Laç”, ku një 59-vjeçar humbi jetën...

I moshuari nuk heq dorë nga arsimimi: 74-vjeçari, maturanti më i vjetër në Shqipëri

I moshuari nuk heq dorë nga arsimimi: 74-vjeçari, maturanti më i vjetër në Shqipëri

13:16 | 03/06/2025
“Me zemër të lënduar…”/ Kylie Jenner humbet mikun e saj të ngushtë

“Me zemër të lënduar…”/ Kylie Jenner humbet mikun e saj të ngushtë

13:07 | 03/06/2025
​Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

​Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

12:58 | 03/06/2025
Rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit: Babai vr*u nënën time, pastaj para syve të mi bëri…

Rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit: Babai vr*u nënën time, pastaj para syve të mi bëri…

12:55 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com