Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër pas bllokimit që iu bë mbledhjes së konstituimit të këshillit bashkiak të Devollit.
Braçe i ka quajtur si idiotë, ata që penguan konstituimin e Këshilltarëve dhe të kryetarëve të bashkive, që sipas tij janë zgjedhur dhe janë konfirmuar nga Gjykata dhe Kolegji Zgjedhor.
Ndër të tjera, zv.kryeministri theksoi se ata që i pengojnë janë “fantazma para ligjit”.
“Për çdo idiot; Kryetari i çdo bashkie, këshilltaret e Këshilli, dolën nga zgjedhje kushtetuese, vota e popullit, u njohën nga Gjykata e Kolegji, te dyja legjitime! Ne dite si kjo, fjala bie ne Devoll, mbaron Mandati i çdo te zgjedhuri. Pra, s’jeni me, jeni fantazma para ligjit! Nuk jeni me! jeni fantazma ne raport me ligjin! Po ndodh qe, ne dite si kjo, mbaron mandati i çdo te zgjedhuri vendor kryetar bashkie dhe këshilltar! Sipas Kushtetutës, ne një dite si kjo e kur ndodh kjo, nuk ka me as kryetare e as këshilltarë, pra as këshilla bashkiake.
Ne një dite si kjo, sipas Kushtetutes, këshilltaret e zgjedhur nga populli ne perputhje me Kushtetuten, shpallur nga KQZ e Kolegji-dy institucione legjitime, marrin detyrën! Bashke me ta e para tyre, sipas Kushtetutës, kryetaret e zgjedhur nga populli ne përputhje me Kushtetutën, shpallur nga KQZ, Kolegji e mbi te gjitha, vërtetuar nga Gjykata, betohen, marrin e nisin detyrën! Kaq mu siç thotë Kushtetuta! Ndaj, duhet te kuptoni se, jeni fantazma! Ju kthehu te tille ne raport me Kushtetutën e ligjin, Lulzim Basha. Boll i rate popullit ne qafe, ai kërkon shërbime menjëherë; merrni e merruni me Lulin tuaj“, deklaroi Braçe.