Aktorja e njohur Rajmonda Bulku ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, në përgjigje të postimit të kryeministrit Rama, për një deklaratë të dhënë prej saj, lidhur me nevojën për të pasur një Teatër të ri. Aktorja e njohur e skenës dhe Teatrit u bë papritur sot objekt i debatit për shembjen e Teatrit, kur kryeministri Edi Rama përdori një citim të saj (të para një viti) për ta kundërvënë me artistët që protestojnë.
Në një reagim në Instagram, Bulku thotë se mbështet kolegët edhe pse aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri. Artistja shpreh keqardhjen qe nuk ndodhet mes kolegëve në Teatër, pasi është jashtë, duke mbajtur mbesën, për të cilën dëshiron të bëhet aktore Teatri.
Më poshtë statusi i plotë i aktores Rajmonda Bulku:
Une jam per nje teater te ri, dhe i qendroj deklaratave te mia, por jo ne dhunim te ligjeve, kolegeve, miqve e shokeve te mi!
Respekto traditen!
Ruaje historine!
Nderto teater te ri, jo duke shkulur te vjetrin! Jam larg dhe me vjen keq qe mungoj te jem mes kolegesh ne teater …!!!! Ne krahet e mi mbaj mbesen time qe me mrekullon dhe deshiroj qe te behet aktore teatri….!!!