Gjykata e Vlorës ka miratuar mandatin e kryebashkiakut Dritan Lelit për një tjetër 4-vjeçar, duke mos njohur kështu dekretin e presidentit Meta për datën e zgjedhjeve vendore.
Seanca për konfirmimin e Lelit u mbajt sot në Gjykatën e Vlorës, ndërsa u shpall fitues në zgjedhjet e 30 qershorit përballë kandidates së Bindjes Demokratike, Valbona Mezini. Kujtojmë se Dritan Leli mori 94.21% të votave, ndërsa Mezini vetëm 5.9%.
Në këtë mënyrë shkojnë drejt konfirmimit pothuajse të gjithë kryebashkiakët socialistë, me përjashtim të atij të Vorës.