Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shqiptarët më të mjerët në rajon, 28 % e familjeve nuk paguajnë dot ujin dhe dritat

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët më të mjerët në rajon, 28 % e familjeve nuk paguajnë dot ujin dhe dritat

28 për qind e familjeve shqiptare kanë vështirësi në pagesën e faturave mujore, të tilla si uji, dritat, qira etj për gjatë vitit 2018, sipas gjetjeve të Barometrit të Ballkanit të këtij viti. Anketa që përfshiu familjet në të gjitha vendet e Ballkanit evidentoi se në Shqipëri përqindja e familjeve që nuk përmbushin detyrimet për shlyerjen e faturave të dritave dhe të ujit është më e madhe se në çdo vend tjetër, madje edhe më e madhe se në Kosovë, e cila për nga niveli i jetesës është në nivele të krahasueshme.

Madje Bosnja dhe Kosova u renditën ndër vendet me më pak vështirësi për përballimin e faturave mujore përkatësisht me nga 9-17% secila. Në Maqedoni shihet se 19 për qind e familjeve e kanë këtë vështirësi, ndërsa në Malin e Zi 20 për qind e tyre. Pas Shqipërisë nivelin më të lartë të familjeve që nuk i përballojnë faturat e ka Serbia me rreth 23 për qind të familjeve.

Sipas anketës numri i familjeve në vështirësi për të paguar faturat mujore erdhi në ulje në raport me vitin 2017, por gjithsesi janë nivel shumë më të lartë se mesatarja Rajonale. Gjetja e anketës materializohet edhe në arkëtimet e OSHE-së, ku për rreth 24 për qind e energjisë që hidhet në rrjet nuk merret asnjë pagesë.

Çmimet e energjisë u rritën pesë vite më parë me rreth 20 për qind. Teksa Shqipëria ka çmimet energjisë për konsumatorët në nivelet më të larta rajonale, i ka të ardhurat për frymë në nivelet më të ulëta.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë periudhës 2012-2017, të ardhurat për frymë të Shqipërisë u rriten me 700 euro, nga niveli 3300 euro arritën në 4000 euro për frymë. Rritja më e madhe neto e të ardhurave për frymë ka ndodhur në Malin e Zi. Niveli i tyre, nga 5100 euro në vitin 2012 arriti në 6900 euro në vitin 2017, duke u rritur me 1800 euro. Kjo vlerë ishte gati sa dyfishi i rritjes neto të të ardhurave për frymë se në vendet e tjera të Ballkanit.

Më pas, për rritjen më të lartë vjen Maqedonia, të ardhurat për frymë të së cilës u rritën me 1100 euro gjatë 2012-2017. Gjithashtu Serbia dhe Bosnja raportuan rritje të njëjtë të ardhurash për frymë, me 900 euro për periudhën në fjalë. /Monitor

Tags: familjeMjerëshqiptaretuji

TË LIDHURA

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

23:04 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark
Aktualitet

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Next Post
Shpresa vjen nga ata që mallkojnë Reformën

Shpresa vjen nga ata që mallkojnë Reformën

Sot zhvillohet Asambleja e PS-së, zbardhet agjenda

Sot zhvillohet Asambleja e PS-së, zbardhet agjenda

Temperatura përvëluese, ja ditët më të nxehta të kësaj jave

Temperatura përvëluese, ja ditët më të nxehta të kësaj jave

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com