Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Xhixho: 6 fakte që tregojnë dështimin e reformës në drejtësi

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Xhixho: 6 fakte që tregojnë dështimin e reformës në drejtësi

Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka komentuar 3-vjetorin e reformës në drejtësi duke u shprehur se implementimi i saj ka rezultuar problematik dhe jashtë pritshmërive të gjithkujt.

Përmes një statusi në Facebook, Xhixho bën një bilanc të këtyre 3 viteve duke renditur 6 fakte që sipas saj provojnë dështimin e kësaj reforme.

Statusi i plotë:

Si sot 3 vjet më parë, u miratuan ndryshimet kushtetuese që projektuan reformën më të shumëpritur të shqiptarëve, ” Reformës në Drejtësi”.

Një votim unanim i 140 deputetëve të cilët mbeshtetën sëbashku me partnerët tanë ndërkombëtar BE dhe SHBA këtë reformë për qytetarët tanë.

Po çfarë ndodh pas 3 vitesh nga miratimi i saj?
A kemi sot një drejtësi më të pavarur, të shpejtë dhe të barabartë për të gjithë?

Fatkeqësisht si në çdo fushe tjetër edhe këtu implementimi i reformës rezultoi tejet problematik e larg pritshmërive të të gjithëve.

Koha provoi atë që në fakt Komisioni i Venecias e kishte thënë qysh në krye të herës “se kjo reformë e cila parashikon ngritjen e kaq shumë institucioneve të reja krijon premisën e kapjes së saj nga maxhoranca”

Sot me një bilanc të thjesht :
1- Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese si garancia e të drejtave të njeriut në një sistem demokratik dhe mbrojtësja e kushtetutes.

2-Nuk kemi Gjykatë të Lartë si hallka e fundit e sisistemit të drejtësisë duke bërë që mbi 35 mijë dosje të mbeten pa drjejtësi e ku disa të dënuar për vepra penale rrezikojnë lirimin pasi nuk ka kush të vendosë për ta.

3-Sot sistemi i drejtësisë është i pakontrolluar pasi edhe pse kushtetuta e parashikonte ngritjen e Inspektorit të Lartë të Drejtesisë 6 muaj pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese , sot pas 3 vitesh ende nuk është krijuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Praktikisht sot nuk ka asnjë organ që të shqyrtojë shkeljet disiplinore të gjyqtarëve e prokurorëve duke i lënë ata 1- nën trysnin e politikës për kalimin e vettingut ose 2- të korrupsionit për vendimarrjet e tyre.

Pasi problemet disiplinore të vëna në dukje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve e cila ka referuar 10 raste disiplinore tek Këshilli i Lartë i Prokurorisë ose Këshilli i Lartë i Gjyqësorit nuk kanë bazë ligjore ti shqyrtojnë ato. Kjo pasi vetem ILD mund t’i marrë në shqyrtim e të shprehet për to. Vonesa në fillimin e proçedimit disiplinor ndikon drejtpërdrejt tek besimi i qytetarëve te proçesi i vettingut.

4-Sot kemi standard të dyfishtë të vettingut ku rasti i Donika Prelës është më flagranti ku del në pah lidhja e politikës me gjyqësorin .
Ky standard i dyfishtë , i ngadaltë pasi nga 800 prokurorë e gjyqtarë deri tani kanë kaluar vetëm 90 prej tyre dhe me këtë ritëm do të duhen vite për t’u vetuar gjithë trupa e drejtësisë. Standardet e dyfishta në Vetting kanë sjellë padyshim humbjen e besimit të qytetarëve tek kjo reformë duke i bërë dëmin më të madh asaj e vendit.

5-Reforma në drejtësi parashikojë për të pastruar sistemin e këtu të gjithë jemi dakort që më në fund njerëzit pa integritet, të korruptuar e me lidhje me krimin të dalin jashte sistemit, por ajo nuk ka parashikuar për të plotësuar vakancat e krijuara.
Ndërkohë edhe pse Shkolla e Magjistraturës ka rritur kuotat e pranimit ( gjë që padyshim do ndikojë në cilësi) vihet në dukje mungesa e burimeve njerëzore për t’i plotësuar , pasi studentët u pranuan këtë vit në Magjistraturë do duhet të jenë pjesë e sistemit vetëm pas 3 viteve duke filluar nga shkallët më të ulta.

6-Gjithashtu ka vonesa pa asnjë pengesë ligjore në ngritjen e SPAK , BKH, Gjyjatës Posaçme, Prokurorit Përgjithshem sipas kushtetutes me 84 vota , jo sipas Rilindjes me 69 vota që koha vërtetoj se është totalisht nën ndikimin e maxhorancës.

E megjithatë të gjithë ne qytetarët e Shqipërisë jemi pro Reformës së drejtësisë si e vetmja mënyrë për të ngritur shtetin e së drejtës të rrënuar tashmë nga Rilindja.
E kjo mund të bëhet vetëm me një reformë që ecën mbi shinat ligjor e kushtetues e jo mbi shinat e Rilindjes .

Ky tre vjeçar na tregoi se forcat politike dhe opinioni shoqeror duhet ta shikojnë gjithë këtë proçes me qellimin e vetëm për një rezultat final të suksesshëm . Prandaj për këtë nuk duhet hequr dorë nga një oponencë pozitive e permanente gjatë implementimit të saj , duke qënë konstruktiv dhe në funksion të implementimit të drejtë e cila në fund te ditës t’i sherbejë qytetarëve.

Padyshim angazhimi i të gjithëve ne që duam një sistem drejtësie të paanshëm, profesional e të barabartë duhet që me vullnet të hekurt ta ndërtojmë ,ku udhërrëfyese të mbetet ligji dhe kushtetuta. Nga këtu fillon shteti i së drejtës.

Tags: 6 fakteErisa Xhixhoproblematikereforma ne drejtesi

TË LIDHURA

Meta mbetet në burg, Kryemadhi: S’ka asnjë firmë apo vendim
Aktualitet

Meta mbetet në burg, Kryemadhi: S’ka asnjë firmë apo vendim

19:43 | 12/03/2026
Rama: 2030 bashkon Ramazanin me Krishtlindjet, shpresoj mandatin e fundit jashtë BE-së
Politikë

Rama: 2030 bashkon Ramazanin me Krishtlindjet, shpresoj mandatin e fundit jashtë BE-së

18:55 | 12/03/2026
Rama shtron iftar në Kryeministri: Agjërimi u mëson njerëzve durimin
Kryesore

Rama shtron iftar në Kryeministri: Agjërimi u mëson njerëzve durimin

18:49 | 12/03/2026
Next Post
Soreca i përgjigjet letrës së Bashkisë Përrenjas: Bllokimi i buxhetit dëmton banorët

Soreca zbulon shifrën, ja sa milionë euro ka dhënë BE për reformën në drejtësi

Haradinaj: Dialogu Kosovë-Serbi, tashmë në duar të sigurta

"Unë s'jap dorëheqje prej qejfit"/ A do të kandidojë Haradinaj për Kryeministër pas kthimit nga Haga?

Pas 20 vitesh karrierë, gazetarja e njohur largohet nga Zëri i Amerikës

Pas 20 vitesh karrierë, gazetarja e njohur largohet nga Zëri i Amerikës







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Meta mbetet në burg, Kryemadhi: S’ka asnjë firmë apo vendim
Aktualitet

Meta mbetet në burg, Kryemadhi: S’ka asnjë firmë apo vendim

by mirseda
19:43 | 12/03/2026
0

Gjykata e Posaçme përfundoi shqyrtimin paraprak të dosjes penale ndaj ish-presidentit të republikës, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së...

Ambasadori iranian në OKB: S’do të bllokojmë Ngushticën e Hormuzit

Ambasadori iranian në OKB: S’do të bllokojmë Ngushticën e Hormuzit

19:36 | 12/03/2026
Dyshohet se xhiroi raketat iraniane mbi qytet, arrestohet në Dubai turisti britanik

Dyshohet se xhiroi raketat iraniane mbi qytet, arrestohet në Dubai turisti britanik

19:14 | 12/03/2026
Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias, dy të plagosur, policia ekzekuton autorin

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias, dy të plagosur, policia ekzekuton autorin

19:11 | 12/03/2026
Rama: 2030 bashkon Ramazanin me Krishtlindjet, shpresoj mandatin e fundit jashtë BE-së

Rama: 2030 bashkon Ramazanin me Krishtlindjet, shpresoj mandatin e fundit jashtë BE-së

18:55 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com