Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj është pyetur nëse do të kandidojë për ta rimarrë postin e Kryeministrit të vendit, pas kthimit të tij nga Haga.
I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Pressing në T7”, Haradinaj ka thënë se nëse në Gjykatën Speciale nuk ka aktakuzë të ngritur, do ta kërkojë të drejtën e tij për ta marrë mandatin, për të cilin shprehet se ia ka kthyer popullit.
“Nëse nuk kam aktakuzë të ngritur, nëse shkoj vetëm në intervistim dhe kthehem, do t’i afrohem popullit, pra peng nuk e mbaj veten as Kosovën. Nëse nuk kam aktakuzë, unë e kërkoj të drejtën me e marrë punën, sepse këtë punë ia kam kthy popullit, një ditë ia kërkoj prapë. Unë s’po bëj standarde të dyfishta. E me m’akuzu ndonjëherë unë s’kam qare pa u përgjigjë prapë, unë nuk jap dorëheqje prej qejfit, por nuk besoj që do të ketë aktakuzë më. Nisem prej asaj se s’do të kem, sepse i kam përfundu dy procese gjyqësore”, deklaroi Haradinaj.