Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Aksi Milot-Balldren/ Duma: Fakte të reja mbi skandalin e PPP-ve

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Aksi Milot-Balldren/ Duma: Fakte të reja mbi skandalin e PPP-ve

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma është bërë pjesë e debatit që ka hapur ndërtimi i aksit rrugor Milot-Balldren.

Përmes një statusi në Facebook, Duma shprehet se ka prova të reja sa i përket ndërtimit të këtij aksi, të cilin e konsideron skandal.

Ajo akuzon kryeministrin Rama se kishte mundësinë të përfitonte mbi 70% të shumës (256 milion lekë në total) nga BE, por që sipas saj Rama u paraqit pa asnjë kërkesë në Samitin e Poznanit.

“Në samitin e Poznanit ku qeveria shqiptare kishte mundësinë të përfitonte mbi 70% të shumës nga BE, Rama u paraqit pa asnjë kërkesë, ndërsa vendet e tjera mundën të përfitonin ndërtimin e rrugëve me fonde evropiane. Shqipëria do t’i kryejë me 14-fishin e kostove, një vjedhje e njëqindfishtë, së pari se do të mund të kryheshin shumica e kilometrave me fonde evropiane dhe së dyti sepse një km me studimin evropian kushton 1.2 mln ndërsa me PPP e Ramës, Milot-Balldren sipas kontratës faktike tashmë kushton 13.3 mln euro”, shkruan Duma.

Statusi i plotë:

Saga korruptive e Milot – Balldren; aferë dhe provë e qartë e krimit ekonomik dhe korrupsionit që zhvillohet “në dritë të diellit”

Në 18 korrik të këtij viti kuvendi miratoi me nxitim kontratën e koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”. Si gjithmonë një kontratë e nisur si ofertë e pakërkuar nga kompania ANK.

Kjo kontratë u miratua në të njëjtën ditë që Kuvendi kaloi dhe projektligjin për ndalimin e ofertave të pakërkuara për rrugët, një kërkesë kjo e vazhdueshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rruga Milot – Balldren 17.2 km e do kushtojë 213.6 milionë euro ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Kjo kontratë do paguhet në euro dhe pagesat koncesionari do i marrë në euro, kur të ardhurat qeveria shqiptare i merr në lekë, e gjitha për të mbrojtur dhe kompaninë

Në samitin e Poznanit ku qeveria shqiptare kishte mundësinë të përfitonte mbi 70% të shumës nga BE, Rama u paraqit pa asnje kërkesë, ndërsa vendet e tjera mundën të përfitonin ndërtimin e rrugëve me fonde europiane, Shqipëria do t’i kryejë me 14 fishin e kostove, një vjedhje e njëqind fishtë, së pari se do të mund të kryheshin shumica e kilomentrave me fonde europiane dhe së dyti sepse një km me studimin europian kushtoj 1.2 mln ndersa me PPP e Ramës, Milot – Balldren sipas kontratës faktike tashmë kushton 13.3 mln euro.

Dhe afera nuk mbaron këtu, kompania me të dhënat dhe hulumtimet edhe të mediave dinjitoze nuk ka aftësi paguese.

Kështu ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, ndësa të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro.

Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro.

Për këtë qeveria Rama bën një tjetër “zgjidhje”. Në ndryshim nga kontratat e mëparshme që bëhen me “çelësa në dorë”, që do të thotë që kompania kontraktore ka përgjegjësinë të mbarojë punimet pa kërkuar asnjë fond shtesë, përveç vlerës së kontratës së prokurimit (si në rastin e rrugës së Arbrit); për Milot-Balldren, kushtet janë ndryshe. Neni 35 i kontratës, “Ndryshime në punimet apo shërbimet” specifikon që Autoriteti Kontraktor mund të kërkojë ndryshime në projekt përmes një kërkesë me shkrim, përpara fillimit të këtyre punimeve, duke lënë në këtë mënyrë të hapur një rritje tjetër të kostove.

Kontrata parashikon që përballimi i kostove për ndryshimin e kërkuar bëhet nga Autoriteti Kontraktor. Edhe shoqëria koncesionare mund të propozojë ndryshime dhe në këtë rast kostot ndahen 50:50. (neni 35, faqja 70-72 e kontratës: http://ëëë.parlament.al/Files/ProjektLigje/kontratamilotballdre.pdf)

Pra në seancën e fundit të Kuvendit ka ndodhur që të:

– miratohet në të njëjtën ditë një PPP e pakërkuar dhe projektligji për ndalimin e PPP te pakërkuara nga FMN

– miratohet një PPP me vlerë 14 fish më të lartë se vlera që përcakton Bashkimi Europian për të njëjtat rrugë,

– pagesa miratohet në euro, ndryshe nga kontratat e mëparshme dhe ndërsa kostot e inflacionit i bien buxhetit të shtetit që vepron në lekë,

– për të avantazhuar kompaninë e cila nga bilancet zyrtare duket që nuk ka aftësi paguese, futet në Nenin 35 të Kontratës një klauzolë që jep mundësi ndryshimi pagesash apo kostosh dhe e lehtëson kompaninë e rëndon shtetin sepse parashikohet që punimet te mund të mos kryhen “me çelësa në dorë”.

Të gjitha këto shkelje që bëhen qetësisht janë provë e pastër se nëse reforma në drejtësi do te kishte nisur së funksionuari abuzuesit duhet te dilnin para drejtesise.

Tags: aksi rrugorGrida DumaMilot-BalldrenSKANDAL

TË LIDHURA

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës
Politikë

Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës

21:01 | 31/03/2026
“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike
Politikë

“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike

20:26 | 31/03/2026
Next Post
Veliaj bën ironi me pronarin e “Lamborghini-t”: Ta kesh me jetë lali, por mëso të…

Veliaj bën ironi me pronarin e "Lamborghini-t": Ta kesh me jetë lali, por mëso të...

Kryemadhi: Reforma në drejtësi u deformua nga rilindasit

Kryemadhi: Reforma në drejtësi u deformua nga rilindasit

Problem ngërçi në gjykata? Leyla Moses-Ones i kthen përgjigje të gjithë skeptikëve

Problem ngërçi në gjykata? Leyla Moses-Ones i kthen përgjigje të gjithë skeptikëve







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com