Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Akuzat për Skënderbeun, Prodani: Takaj s’ka burrëri

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Akuzat për Skënderbeun, Prodani: Takaj s’ka burrëri

Eduard Prodani ka replikuar ashpër, ndonëse me finesë kundrejt Ardjan Takajt. Ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF-së thotë se Skënderbeu ka pasur disa drejtues dhe më të zgjuarit po tregohen ata që po heshtin. Ai i del në mbrojtje edhe Eduard Dervishit, duke e cilësuar një legjendë për punën që ka bërë me futbollin në Shqipëri dhe për atë çka ka arritur në Spanjë, UEFA dhe FIFA.

Prodani, gjithashtu ish-drejtor i Partizanit, i ka çuar mesazhe të qarta Takajt, duke i thënë se nëse do të vazhdojë të krijojë insinuata që përbaltin emrin e tij, atëherë do të përballen në gjykatë bashkë. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, ish-numri dy i federatës e cilëson qesharake faktin që tani drejtuesit e Skënderbeut viktimizohen dhe thonë se klubi u dënua pasi i përket një vendi të vogël si Shqipëria.

“Sa për argumentet që KAS është sjellë në mënyrë diskriminuese me Skënderbeun, sepse është klub i një vendi të vogël, duhet të sjellim në vëmendje që në rastin e çështjes ‘Shqipëria kundër UEFA-s’ për rastin e ndeshjes me Serbinë ishte po ky institucion që i bëri një përmbysje spektakolare vendimit të UEFA-s në favor të Shqipërisë”, thotë ndër të tjera Prodani.

Ç’mendim keni për vendimin e KAS-it në Lozanë?

Unë isha ndër ata që mendonin se Skënderbeu e kishte një shans, së paku për të dalë me një dënim të reduktuar. Raporti që kam lexuar në media, nuk fliste për prova të mirëfillta, ndaj dhe kishte arsye të shpresohej që KAS edhe mund të shkonte drejt ndonjë vendimi në favor të Skënderbeut. Kjo nuk ndodhi dhe tashi mbetet të besojmë se raporti ka qenë vërtet juridikisht i bazuar. Të mos harrojmë se ekspertë të mirëfilltë të çështjeve të KAS-it kohë më parë e kanë vlerësuar pikërisht kështu këtë raport. Sa për argumentet që KAS është sjellë në mënyrë diskriminuese me Skënderbeun, sepse është klub i një vendi të vogël, duhet të sjellim në vëmendje që në rastin e çështjes “Shqipëria kundër UEFA-s” për rastin e ndeshjes me Serbinë ishte po ky institucion që i bëri një përmbysje spektakolare vendimit të UEFA-s në favor të Shqipërisë. Komentet e mëtejshme janë të tepërta.

A ju ka pyetur dikush rreth kësaj çështjeje, para, gjatë dhe pas përfundimit të gjykimit? A jeni në dijeni të deklaratës së Ardjan Takajt? Ai ka lënë të kuptohet se edhe ju jeni i përfshirë në komplotin kundër Skënderbeut…

Nuk e di se çfarë kanë lënë të kuptohet. “Analistë” që fantazojnë se institucione supreme të drejtësisë sportive ndërkombëtare mund të japin vendime të këtij lloji bazuar në intriga dhe thashetheme “oborresh” mund të arrijnë në çdo konkluzion. Koha do të tregojë se sa qesharake janë këto deklarata apo dhe insinuata qofshin. Mua nuk më ka pyetur askush, nuk kam biseduar me askënd, nuk kam pasur asnjë kontakt verbal apo me shkrim me askënd në lidhje me këtë çështje.

Nuk ka dhe nuk ka se si të ketë asnjë fakt apo akt, të hapur apo konfidencial, që më lidh mua me UEFA-n apo KAS-in në këtë proces. Ata që do të implikojnë emrin tim, do të duhet të paraqiten më pas në gjykatë. Po e pres prej kohësh që ta bëjnë këtë.

A keni biseduar me Takajn ndonjëherë rreth kësaj teme?

Askush nuk ka pasur burrërinë apo korrektësinë të vijë dhe ta bisedojë me mua këtë çështje. Kanë dërguar si mesazherë miq të përbashkët, por asnjëherë nuk kanë pasur kurajën qytetare të flasin me mua për sa kanë thënë pas shpine. Kanë vepruar në mënyra tipike bizantine, duke fryrë në prapaskenë opinione tifozësh dhe rrethe njerëzish mediokër për të më përbaltur imazhin. Natyrisht që qëllimi kryesor ka qenë të largojnë vëmendjen nga vetja dhe nga ajo që është çështja kryesore që duhej analizuar dhe gjykuar në këtë rast.

Tags: AkuzaprodaniSkenderbeuTakaj:

TË LIDHURA

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin
Sport

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet
Sport

Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet

19:34 | 17/04/2026
Next Post
‘Për shkarkimin e Metës do pyetet Venecia’, Manjani: Hardhuca pa bisht!

‘Për shkarkimin e Metës do pyetet Venecia’, Manjani: Hardhuca pa bisht!

Ukrainё/ Partia e Selenskyj kryeson zgjedhjet parlamentare

Ukrainё/ Partia e Selenskyj kryeson zgjedhjet parlamentare

Opozita, letër Kolegjit Zgjedhor: Pezulloni dhënien e mandateve për Këshillat Bashkiakë

Opozita, letër Kolegjit Zgjedhor: Pezulloni dhënien e mandateve për Këshillat Bashkiakë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com